Veteranët e luftës, dekorata, kujtime e këngë trimërie.

Shumica e majtë festoi sot 74 vjetorin e clirimit të vendit, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Të njejtin ritual kreu dhe opozita, por si zakonisht ditën e djeshme, pasi për datë clirimi, njeh 28 nëntorin.Gazetarja e “Stop” realizoi intervista me veteranë të luftës, të cilët si cdo vit kanë nxjerrë dekoratat e i kanë vënë në kraharor dhe që në mëngjez kanë kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Avokatja “zhvat” qytetaren, “Stop” ndërhyn e i kthen paratë.

Eleni Nakuçi rrëfeu në emisionin “Stop” problemin e saj me shtëpinë dhe avokaten Natasha Shehu, e cila i kërkoi 15 mijë Euro për çështjen e saj në gjykatë.

Në vitin 2013 denoncuesja bleu një shtëpi me vlerë 37,800,000 Lekë të vjetra, te shoqëria “Aleksandros Sh.p.k”. Ajo u detyrua t’i bënte vetë shumë punime në shtëpi, të cilat arritën në vlerën e 5 milionë Lekëve të vjetra, por sot i është mbuluar nga lagështia dhe myku.

“Nga kjo lagështirë ne na janë dëmtuar edhe mobiljet. Shikoni dollapin, na ka rënë komplet pasqyra dhe dera. Na janë djegur edhe orenditë shtëpiake. Që në fillim ka patur luhatje tensioni. Edhe sot mund ta verifikoni. Për pak s’jemi djegur! Me një fjalë ne jemi shkatërruar totalisht nga ky ambient”, u shpreh e shqetesuar Eleni Nakuçi.

Pas ankesave të vazhdueshme në të gjitha institucionet kompente, u detyrua t’i drejtohej gjykatës për prishjen e kontratës me shoqërinë “Aleksandros Sh.p.k”.

“Nga myku që është krijuar në këtë aprtament mua më është sëmurur dhe nipi. Jeta e tij varet nga këto pompa! Sa herë i bllokohet frymëmarrja natën ne ngrihemi dhe i japim pompën”, rrëfeu zonja Eleni.

Duke qenë se proceset gjyqësore zgjatën 4 vjet me një avokat shtetëror, ajo vendosi të merrte një avokat privat. Natasha Shehu përfaqësoi familjen Nakuçi kundrejt pagesës së 1 milionë Lekëve.

“U paraqit vetëm një herë në gjykatë, nuk e justifikoi punën e saj. Kur mori vesh që gjyqi jonë ishte me dëmshpërblim, më tha të firmosja një shkresë që unë t’i jepja asaj në përfundim të gjyqit 15 mijë euro. Unë nuk e pranova këtë dhe e revokuam direkt. I shkuam në zyrë, i thamë na kthe lekët, mbaj atë që të takon dhe na kthe diferencën”, tha zonja Eleni.

Avokatja Natasha Shehu pranoi t’ua kthente paratë, por duke ua shtyrë përditë. Ndaj dhe vendosën ta regjistronin me kamera.

Qytetarja 1 – Mënyra sesi u solle ti me ne, ne të hoqëm si avokate. Që të heqësh një avokate do të thotë që ka shumë gjëra për t’u kthyer mbrapsht. Unë kam dhënë 950 mijë lekë me vetëbesim të plotë. Biles nuk ua dhashë as të shkruara, m’u duk zotëri ai (bashkëpunëtori i Natashës), zonjë edhe ti dhe thosha këta janë njerëz të mirë, nuk i dhashë shumë rëndësi…

Avokatja Natasha Shehu – Që atëherë, do bllokohemi tani për këtë? Ke shumë të drejtë për të gjitha gjërat!

Qytetarja 1 – Që kam unë të drejtë kjo dihet!

Qytetarja 2 – Po, do t’i marrim gjërat mbrapsht?

Avokatja Natasha Shehu – Sot jo! Do ta bëjmë me një procesverbal, të firmosni për çfarëdo gjëje të merrni sepse kështu më ka edukuar Drejtësia. Tani, nuk mundem! Unë javën tjetër do t’jua shlyej!

Por kur denoncuesja sëbashku me vajzat e saj shkuan për të marrë paratë te zyra e avokates Natasha Shehut, kjo e fundit shpërtheu në ofendime dhe kërcënime, madje edhe në dhunë fizike.

Qytetarja 1 – Më more 1 milionë lekë. I kam lekë gjaku, lekë gjaku…

Avokatja Natasha Shehu – Lekë rruge.

Qytetarja 1 – Unë lekë rruge?

Avokatja Natasha Shehu – Po, ti!

Qytetarja 1 – Po më ofendon?

Avokatja Natasha Shehu – Po, ti!

Qytetarja 1 – Pu, pu, pu…1 milionë lekë m’i ka marrë. Mashtruese me shkollë ti je!

Avokatja Natasha Shehu – Ik qelbësirë se më trashe!

Qytetarja 1 – Mashtruese! Ike andej në Itali se ta ndërprenë karrierën, erdhe në Shqipëri të gënjesh shqiptarët!

Avokatja Natasha Shehu – Jo moj ndyrësirë…

Qytetarja 1 – Dua lekët e mia!

Avokatja Natasha Shehu – Dil jashtë! Dil jashtë! (Godet qytetaren që po e filmon nga celulari..)

Qytetarja 2 – Ej, ej, ej…mua me dorë nuk më prek ti moj, ouuu….

Qytetarja 3 – Filmoje, filmoje!

Qytetarja 2 – S’të vjen zor moj! Kë prek me dorë ti me? Vjen policia mos e vra mendjen!

Avokatja Natasha Shehu – Qërohuni, haleee!

Qytetarja 1 – Hale je ti, hale je ti. Dua lekët…

Avokatja Natasha Shehu – S’ti jap! Ju kam çuar në gjykatë!

Qytetarja 1 – Do ta shohësh!

Avokatja Natasha Shehu – Prekmëni, prekmëni!

Qytetarja 2 – Këto skena ke bërë edhe në Itali ti!

Avokatja Natasha Shehu – Po, po, po.

Qytetarja 2 – Paska qenë dreq kjo!

Avokatja Natasha Shehu – Po, po, po.

Qytetarja 2 – Gjithë Italia do ta shikojë kush je ti!

Avokatja Natasha Shehu – Nuk më qullosni dot, plehrat e dreqit!

Qytetarja 1 – Plehrë jam unë?

Qytetarja 2 – Ofendo, ofendo!

Qytetarja 1 – Plehrë jam unë?

Avokatja Natasha Shehu – (Godet qytetaret) Do dalësh nga zyra ime….

Qytetarja 1 – Eeeej…..

Familja Nakuçi iu ankua Dhomës së Avokatisë për avokaten Natasha Shehu, e cila vendosi pranimin e ankesës dhe kthimin e shumës prej 70,000 Lekësh ankimuesve, si dhe marrjen e masës disiplinore vërejtje me shkrim ndaj avokates.

Por kjo e fundit hapi çështje gjyqësore ndaj 8 anëtarëve të Komitetit Disiplinor pranë Dhomës së Avokatisë, si dhe ndaj familjes Nakuçi. Përpos kësaj, nuk u jep as dokumentet origjinale të shtëpisë dhe proceseve gjyqësore.

“Përveç gjyqit që kemi për shtëpinë, na u hap gjyqi me avokaten. Gjetëm belanë me lekët tona!”, tha e shqetësuar denoncuesja.

Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me avkokaten Natasha Shehu, e cila u shpreh: “Jeni gazetare, mos u merrni me thashetheme dhe shpifje!”.

Ndërkohë që gazetarja tentonte të merrte një përgjigje nga avokatja, një mik i saj ndërhyri duke e cilësuar akt dhune.

Mik i Natasha Shehut – Ky është akt dhune dhe ju do të merrni një goxha denoncim!

Gazetarja – Jo, zotëri jo!

Mik i Natasha Shehut – Po, po.

Gazetarja – Ne jemi një program investigativ! Të lutem!

Avokate Natasha Shehu – Po sulmoni të drejtat e njeriut!

Mik i Natasha Shehut – Vazhdoni, vazhdoni! (Duke xhiruar gazetaren)

Avokatja “reflektoi” pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” dhe vendosi t’i kthente paratë. Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Dhomës së Avokatisë për t’u informuar se kur do t’i ktheheshin paratë familjes Nakuçi, ku komunikoi me Sekretarin e Përgjithshëm, Edmond Konini.

Sekretar i Përgjithshëm DHKA – Vlerësuam që duhej t’ia kthente lekët sepse shërbimi nuk ishte arritur! Pati një prishje të marrëveshjes mes tyre. Nuk e konsiderojmë për fajin e klientes, e konsiderojmë për fajin e avokatit. Qëllimi ishte të mos paguheshin lekët. Tani u bind!

Gazetarja – Po pra, sepse të mërkurën kemi qenë neve që kemi takuar zonjën Natasha. Ajo ka reflektuar këto dy ditë, të mërkurë, të enjte dhe të premten ka dalë me vendimin që të kthejë lekët!

Sekretar i Përgjithshëm DHKA – Unë nuk e di se çfarë reflekton e çfarë nuk reflekton.

Gazetarja – Kur do t’i marrë qytetarja paratë?

Sekretar i Përgjithshëm DHKA – Do t’i marrë… nesër, do t’ia jap unë!

Gazetarja – Nesër?

Sekretar i Përgjithshëm DHKA – Do t’i tërheqim me çek nga llogaria jonë. E kam lajmëruar qytetaren, i kam thënë që ditën e martë do të paraqitesh të tërheqësh shumën që Natasha të detyrohet për të kthyer.

Gazetarja – Masa administrative, çfarë kufizimi i jep avokates?

Sekretar i Përgjithshëm DHKA – Shiko, masat disiplinore janë të përshkallëzuara: ka vërejtje me gojë, ka vërejtje me shkrim, ka vërejtje të rëndë… vërejtja është paralajmërim. Në qoftë se ti e bëre dy herë, se kur thotë hiqet për shkelje të rëndë dhe të përsëritura, e thotë ligji. Pra, del që është e përsëritur ajo pastaj… nuk ka më masë disiplinore, ka pezullim 3 muaj, o gjobë sa të mendohet, o heqje licence!

Falë emisionit “Stop”, Eleni Nakuçi mundi t’i marrë paratë e saj, për të cilat sorrollatej prej 10 muajsh, brenda 3 ditësh.

Ankese ne Dhomen e Avokateve, Natasha Shehu detyrohet te ktheje parate

Avokatja Shehu refuzoi t’i kthente paratë, që kishte marrë paradhënie.Pas shumë konfliktesh e debatesh, Eleni iu drejtua Dhomës së Avokatëve, që vendosi, që avokatja të kthejë 700 mijë lekë.Pas këmbënguljes së gazetares së emisionit “Stop”, Eleni Nakuci arrin të marrë paratë e veta.