Stop/ kater ditet, qe tronditen Shqiperine.

Të martën e 26 nëntorit në orët e para të mëngjezit, toka shqiptare u drodh në mënyrë të pazakontë, duke shkaktuar 49 jetë të humbura, rreth 900 persona të plagosur e shumë dëme materiale. Tërmeti 6.3 i shkallës rihter, me epiqendër qytetin e Durrësit, la qindra banorë në qiell të hapur.”Stop” sjell një përmbledhje të katër ditëve të tmerrit, që ngritën peshë zemrat e gjithë popullit.

Buzmadh/kreu i PS-se dhe e shoqja arsimtare me pagese transporti pa te drejte.

Denoncimi i radhës na con në fshatin Buzmadh të Fierit, ku drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Veiz Myslymi” , Kadrie Idrizaj dhe bashkëshorti i saj mësues, Bilbil Idrizaj, marrin në mënyrë të padrejtë pagesën e transportit, që nuk u takon. Ata nuk kanë lëvizur ndonjëherë nga nga fshati dhe në 10 vjecarin e fundit, kanë bërë ndryshimin e pashportizimit disa herë nga Cakrani në Fier. Këto lëvizje janë pasqyruar në regjistrin e gjendjes civile dhe në këtë mënyrë, cifti Idrizaj, ka përfituar pagesën e transportit.Gazetarja e “Stop” i pyeti të dy për këto lëvizje dhe ata dhanë arsye të ndryshme për t’u justifikuar.Por në fund e pranuan, se kishin kërkuar të përfitonin.Madje Bilbil Idrizaj na tha, se nuk do të lëvizin më, pasi ai sapo ishte rikonfirmuar kryetar i Partisë Socialiste.

Humben prinderit/ Stop dhe Shqiptaret per shqiptaret i bejne me shtepi te re.

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e Nadja dhe Faik Molla. Ata janë vetëm 12 dhe 10 vjec, por fatkeqësitë i kanë përplasur fort në jetë.Babai i tyre humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, duke i lënë ata jetimë. Nëna, me probleme në zemër, shkoi në Gjermani, për kurim, por atje humbi jetën, duke i lënë fëmijët në një azil emigrantësh. Fëmijët u kthyen të jetojnë me gjyshërit në Shqipëri dhe gjyshja e tyre tregon, se banojnë sa në një shtëpi me qira në tjetrën, me kushte të vështira e me orendi të falura. “Stop” , Elvis Naci dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bënë apel, për t’i siguruar një shtëpi Nadja dhe Faik Mollës.Në pak ditë ka ardhur dhe zgjidhja për ta.Një shtëpi 82 metra katrorë me dy dhoma dhe një 1 kuzhinë në Durrës,e mobiluar enkas për ta, ishte supriza për Nadjan e Faikun.Në këtë mënyrë, emisioni “Stop” dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Nacin, cuan në vend edhe amanetin e Valbonës, nënës së tyre, që u nda në moshë të re nga jeta.