Ndalohet kujdestarja, shkon për ndjekje penale drejtoresha e Shtëpisë së foshnjës në Durrës!

Ditën e sotme policia ndaloi kujdestaren e shtëpisë së foshjes në Durrës Dafina Fama. Po ashtu nisën hetimet për të dhe drejtoreshën e institucionit. Kjo erdhi, pas rastit të publikuar në “Stop” që tregonte dhunën e ushtruar ndaj një fëmije 3 vjec e gjysëm. Më pas transmetohen pamje për mënyrën, sesi furnizohet me mish QSUT-ja. Ndërsa video e fundit e kësaj pjese, ka të bëjë me mbetjet spitalore në rrugë në mes të qytetit.

1 Prilli, shakaja e “Stop” dhe ministri Saimir Tahiri!

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri me stafin e “Stop” pranon “rrengun” për një kamera të fshehtë, si shaka për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave. Tahiri flet në mënyrë të shpenguar për gjoja listat e personazheve problematikë që do të bien pre e reformës në drejtësi. Po ashtu Tahiri ka folur për zgjedhjet e parakohshme dhe bashkëpunimin me LSI-në.

Saimir Tahiri në studio dhe video problematike për policinë!

Në fund të “kameras së fshehtë” ministri Tahiri “dekonspiron” shakanë dhe përshëndet Saimirin dhe Gentin. Më pas zoti Tahiri shafqet në studio në një intervistë gjysëm-serioze. Ai përballet edhe me videot e shfaqura: një makinë policie BMË me targa false të një opeli, dhe një tjetër makinë policie, që shtyhet nga qytetarët.