Hitparade i absurdit shqiptar.

Në puntatën e sotme të emisionit “Stop” në Tv Klan u transmetuan disa video të rubrikës së përjavshme “hitparade i absurdit shqiptare”.

Në Elbasan çudirat nuk kanë fund. Në video shihet një gjel deti që ka hipur dhe po qëndron mbi një rosë.

Në videot e tjera, në Bathore një makinë e dëmtuar transportohet me triçikël. Në një tekst shkollor, është ngatërruar data e Besëlidhjes së Lezhës. Një makinë policie është filmuar duke lëvizur në krah të kundërt të rrugës.

Këto janë disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.