Stop – Emisioni 66 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 66 (sezoni 5)

21:02 02/12/2019

Nevoje per strehe/ Stop sistemon 300 banore te prekur nga termeti.

Prokuroria e Tiranës dhe e Durrësit kanë nisur hetimet për ndërtime pa leje dhe abuzime me to, pas tërmetit të 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.Presidenti Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombtare për të diskutuar masat për situatën.Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të shumta. Një pjesë e atyre, që mbetën të pastrehë, gjetën strehim nga institucionet shtetërore, por shumë të tjetër iu drejtuan emisionit “Stop”.Qytetarë nga Durrësi, Laci, Mamurrasi, Zallbastari, Preza e Tirana tregojnë tronditjen psikologjike, që kanë pësuar. Pasi bënë apel për një banesë, ku të fusin kokën, erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i qytetarit Flamur Dajci, i cili liroi ndërtesën 5 katëshe, me 80 dhoma, për 300 familjarë.Flamuri tregon, se për ushqime e nevoja bazike e kanë ndihmuar shumë qytetarë, Aleanca për teatrin  dhe “Fundjava Ndryshe”, që coi një kamion të madh me batanije, ndihma e ushqime.Një grup kuzhinierësh kanë ofruar me fondet e veta 1 mijë pjata në drekë dhe darkë dhe thonë, se do ta bëjnë këtë, përsa kohë të ketë nevojë.

 Bregu i Lumit/ 7 familje rome pa ndihma, pas termetit te 21 shtatorit.

Jemi vendosur në lagjen Bregu i Lumit, pasi disa familje rome, ankohen, se nuk kanë marrë ndihmat e premtuara pas tërmetit të 21 shtatorit.Artan Kruja tregon, se pas tërmetit u janë premtuar paketa ushqimore dhe batanije nga njësia administrative numër 8, por nuk i kanë marrë. Në njësinë numër 8 thonë, se këto familje, kanë marrë ndihma nga Qëndra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.Në këtë qendër pohojnë, se ndihmat janë shpërndarë nga solidarizimi i vetë stafit, po jo nga bashkia.Në njësinë numër 8 nuk dinë të japin shpjegime për këtë kaos, por mjaftohen të thonë, se duhet kërkesë me shkrim për informacion.

Ushqime e batanije per te prekurit nga termeti i 26 nentorit.

Fundjavë ndryshe dhe punonjësit e Albtelecom vazhdojnë nismën, për të ndihmuar të prekurit nga dëmtimet e tërmetit në qytetin e Lacit.Ata kanë paketuar ushqime e batanije e bashkë me gazetarët e balerinat e emisionit “Stop” ua kanë cuar personave në nevojë.Qytetarja Fatmira Meta në zonën e Prokurorisë së Tiranës, ka menduar të dhurojë pako me veshje të reja dimërore për banorët e prekur nga tragjedia.




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi