Dashuri dhe puthje ne kohen e maskave.

Sot është dita e rinisë, që është vendosur e tillë, për shkak të lëvizjes së studentëve të dhjetorit ’90. Klintoni ka dalë nëpër rrugët e Tiranës, për të pyetur të rinjtë, sesi ia bëjnë të dashurohen në kohën e koronavirusit. Shumë të rinj janë përgjigjur me humor, duke improvizuar edhe puthje me maskat mbrojtëse anti-covid.

Dhermi/ Si u rrembye prona nga kusheriri me ndihmen e avokatit dhe Aluiznit.

Vëllezërit Koka Ilir dhe Marko denoncojnë në Stop mënyrën, sesi iu mor prona e trashëguar nga i ati dhe investimi i tyre në Dhërmi nga djali i hallës Elidon Gjikoka. Kjo ka ndodhur në vitin 2018 dhe cdo gjë është mundësuar nga zyrtarë të Aluiznit dhe Hipotekës. Ndërsa avokati mbrojtës ka luajtur me dy palët. Elidon Gjikoka e ka marrë pronën me qira dhe e ka shfrytëzuar në mirëbesim pa asnjë lloj dokumenti dhe në mënyrë të cuditshme ai bëhet pronar i 1300 m2 pronë në Dhërmi dhe i investimit të rreth 12 objekteve, shtëpi të vogla pushimi.Familjarët Koka kanë denoncuar në Policinë e Himarës një ndërtim pa leje, që po bëhet në pronën e tyre, të rrëmbyer nga kushëriri Elidon Gjikoka, por policia nuk ka ndërhyrë, duke favorizuar këtë të fundit. Në skemën e tjetërsimit të pronës kanë luajtur rol kyc punonjësi i Aluiznit të Vlorës, Adiseldo Rrapaj dhe avokati Artion Kasaj.

Paskuqan/ Priste pagesen e invaliditetit, nderron jete nga zemra.

Më 2 dhjetor, emisioni Stop transmetoi rastin e 300 invalidëve të Paskuqanit, pasi në datën 22 nëntor ata duhej të merrnin pagesën e invaliditetit, por tek njësia përkatëse, nuk kishte mbërritur ende ky fond. Pas interesimit të gazetares, zëdhënësja e Shërbimit Social Shtetëror tha, se paga do kalonte në 2 dhjetor.Por kjo nuk ndodhi. Stop mësoi, se pagesat kanë kaluar në fundjavë, por për fat të keq personi, që denoncoi këtë vonesë, ka ndërruar jetë nga problemet e zemrës.