Rama humbës në ndeshjen e basketbollit në Kosovë?!

Në të gjitha mediat është bërë virale një video e mbylljes së protestës në Francë, ku protestuesit këndojnë e policët heqin kapelen në shenjë paqeje e mirëkuptimi.Kryeministri Rama ishte në Kosovë, ku luajti basketboll në një studio televizive të improvizuar.Rama doli humbës nga ndeshja me gazetarin.Para dy ditësh është vjedhur komisariati i Durrësit, ngaku hajdutët kanë mundur të marrin 2 milionë lekë të vjetra. Lahuta, ose gusla sic njihet në gjuhën serbe, u shpall nga Unesko trashëgimi kulturore e Serbisë.

Gjilan, ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur karriken.

Pronësia dhe korrupsioni me pronën janë ndër problemet më të mprehta në Shqipëri, madje për një çështje të tillë emisioni “Stop” ka udhëtuar në Kosovë. Në konflikt për pronën në Gjilan janë ish-deputeti i LDK-së, Sadudin Berisha dhe qytetari Behar Shabani. Ky i fundit akuzon ish deputetin, se i ka marrë padrejtësisht 76 metra katrorë tokë, duke përdorur pozitën e tij. Në fakt, Sadudin Berisha është aktualisht drejtor i zyrës kadastrale Gjilan.

Behar Shabani- Emisionit “Stop” i jam drejtuar për problemin e pronës. Pronën që e kam blerë në vitin 1986 e ka blerë prindi im ka qenë 400 metra e ka blerë nga Shemsedin Berisha, vëllai i Sadudin Berishës, aktualisht drejtor i Kadastrës në Gjilan dhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës. Deri në vitin 2004 kanë qenë 400 metra dhe pas këtij viti rezulton me 324 metra, ose 76 metra i mungojnë tokës. Unë dyshoj se tokën e ka tjetërsuar drejtori i Kadastrës, Sadudin Berisha.

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë një dokument shumë të rëndësishëm nga kadastra e qytetit të Gjilanit ku tregon se si ka kaluar kjo pronë dhe sa metra katror ka qenë.

Në dokumentin e siguruar nga “Stop” është kontrata e vitit 1986 dhe ka pasur 400 metra katrorë por zoti Sadudin Berisha ka një tjetër version jo zyrtar përsa i përket metrave katrorë të zotit Behar Shabani. Ai pohon që kjo pronë është 324 metra katrorë dhe jo 400 metra.

Sadudin Berisha- Me marrëveshje na ka thënë, që kjo 324 m2 ndan përgjysmë.

Behar Shabani-Po!

Sadudin Berisha- Tre arje e 24 në këtë anë, tre arje e 24 plus dhe ishin ato standardet për leje ndërtimore. Tash me lëvizjen e rrugës, ç’ky trull, si ka qenë një truall, ka rrit për një arje e 55 metra.

Behar Shabani- Po!

Sadudin Berisha- Për ç’të sipërfaqe 324 edhe 155 bëjnë 974.

Behar Shabani- Po!

Sadudin Berisha- A e kupton?!

Behar Shabani- Po, po, po! Të kuptoj!

Sadudin Berisha- Gjendja faktike është ç’kjo…

Behar Shabani- Po, po!

Sadudin Berisha-Gjendja faktike është ç’kjo, këtu, i ki 324, unë i kam tash ëë 4 nejse 4 arje e 79 metër.

Behar Shabani- Po!

Çështja ka shkuar në gjykatë, por prej një viti e gjysmë, gjyqi nuk ka nisur.

Gazetari- Po përsa i përket institucioneve të drejtësisë a keni shkuar për të hapur një proces gjyqësor për të kërkuar një pronë që ju është marrë padrejtësisht, janë 76 metra katrorë nuk janë pak?

Behar Shabani- Kam bërë kallëzim penal kundër Sadudin Berishës dhe Shemsedin Berishës ku të njëjtën prokuroria e ka hedhur poshtë në datën 22.11.2017 dhe ma ka mbajtur të fshehtë deri në datën 24.09.2018. Në gjykatën e muajin e pestë të 2017 e kam dorëzuar dhe deri më sot nuk kam informacione dhe nuk kam bërë asnjë seancë gjyqësore.

Behar Shabani- Thashë të pyes për një padi civile në muajin e pestë është 2017 e kam dorëzu, s’um ka thirrë hala kërkush.

Punonjësja- Emrin?

Behar Shabani- Behar Shabani!

Punonjësja– Gjyqtari është ndërru, ta shohim tash, kush ka kalu.

Behar Shabani- Domethënë e kanë ndërruar gjyqtarin ëë?

Punonjësja- Po itash ka dal gjyqtari penales… Duhet me kalu tani te një gjyqtar me…

Behar Shabani- Hajde, mor hajde! Prej cilit gjyqtar?

Punonjësja-Milloret Mitkoli!

Behar Shabani- Po më herët, te kush qe bo?

Punonjësja- Te Sabedin Mushica!

Behar Shabani- Kur mund me na thirrë për kta?

Punonjësja- Vallaj, ose për me ba naj shkresë, ose një kërkesë nuk e di, a të pranon ai. Pyet në recepsion, a është i lirë.

Behar Shabani- Unë mendoj se

Behar Shabani- Ehë…

Behar Shabani- Unë mendoj se këtu është ndikimi i Sadudin Berisha dhe ka autoritetin e përdor, ose e shpërdor.

Gazetari i emisionit “Stop” ka marrë historikun e pronës në kadastër dhe me këmbënguljen e tij, problemi u ngrit për diskutim edhe në Këshillin e komunës Gjilan.

Anëtar i opozitës- Po faleminderit, kryesuese! Unë mund të kërkoj prej kolegëve, ne u morëm vesh prej pyetjeve dhe u kërkoj mos debatojnë! Nëse kem shtesë, ne drejtorët, kemi mundësi po të jemi më konkret për arsye, se i morëm 30 minuta dhe t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Unë i kam disa pyetje, për të cilat kërkoj përgjigje. E para është: një- Behar Shabani është fqinj i drejtorit të kadastrës Sadudin Berisha, ka ardh te unë dhe ka kërku me ngrit këtë çështje me arsye, se dyshon, se drejtori i kadastrit, po keqpërdor detyrën zyrtare. Ai i ka pru dhe komplet dokumentet i kam unë këtu, që kur i ka ble, i ka ble 4, i ka ble prej vllaut të drejtorit dhe tash i figurojnë 320.Po dyshon, se drejtori po shfrytëzon detyrën e vet zyrtare.Edhe ai vetë jetim ka qenë dhe kjo është ajo, që drejtori na e sqaron dhe vetë mirë. Nuk ki nevojë ma, jo jo, nuk ki nevojë me qesh, a je mirë me ligjin me vetveten? Për ca po bëhesh nervoz? Hiq mos u bo nervoz!

Sadudin Berisha – Kqyre! S’po bëhena hiq nervoz! Jam paq me vetveten, hiq s’po nervozohena!

Anëtari i opozitës- Unë i kam ktu dokumentat tuat, qato, që po thu ti. Ju keni qenë 2 vllazni, i keni ndarë nga 4 arje. Pasuria ndahet përgjysëm, nuk ndahet njëri 3 arje e tjetri 5 arje, po ndahet përgjys, prandaj kjo…

Kryesuesja- Të lutem shumë, nëse… të lutem shumëë…!

Anëtar i opozitës- Unë drejtor, po e mbylli, por ti vet po vren, se ti ke probleme!

Kryesuesja- Po ju lutem shumë… ! Mos e luani rolin e ndërmjetësuesit për çështje, që s’është e vendit me u fol! Ju lutem shumë, kalojmë në diskutim për rendin e ditës, drejtor të lutem!

Emisioni “ Stop” do e ndjekë më tutje këtë çështje në mënyrë që zoti Behar Shabani të marrë pronën që i takon.

Sukth, gjyshja me dy fëmijët e djalit në varfëri ekstreme.

Sanije Loka, 60 vjec nga Sukthi i Durrësit kërkon ndihmën e emisionit “Stop”.Djali i saj, i divorcuar nga bashkëshortja, vuan dënimin në një burg të Francës, ndërsa e moshuara mundohet të mbijetojë, duke patur edhe nipin e mbesën në ngarkim e pa asnjë të ardhur.Sanija kërkon një vërtetim, që djali është në burg, pasi në këtë mënyrë, mund të sigurohet pensioni ushqimor nga e ëma e fëmijëve, ose gjyshja të marrë kujdestarinë e tyre e më pas ndihmë ekonomike.Drejtoresha e Shërbimit Social në Durrës Meme Xhaferaj, thotë, se pas prezantimit të rastit, po punohet për zgjidhjen e problemit të kësaj familjeje. Ka nisur puna për dokumentat, që gjyshja të fitojë kujdestarinë e fëmijëve e më pas të përfitojë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër “Fundjavë ndryshe” ka ofruar ndihma ushqimore për Sanijen dhe të vegjlit.