Ditelindja e PD-se/Qytetaret komentojne 30 vitet e saj dhe pluralizmit.

Këto ditë pluralizmi në Shqipëri dhe PD-ja mbushin 30 vjet. Klintoni ka dalë në rrugët e kryeqytetit, për të pyetur, nëse kjo moshë madhore, duhet të detyrojë PD-në të mblidhet dhe të krijojë familje, në këtë rast në partneritet me LSI-në.

Fier/Mashtrohen nga kompania e shitjeve Ritello, Stop i kthen parate qytetarit.

Sa të besueshme janë kompanitë, që ofrojnë pajisje e produkte dhe sa të besueshëm janë agjentët e shitjes së tyre? Kemi shkuar në familjen Sherifaj në Varibop të Fierit. Në muajin maj të këtij viti, ajo telefonohet nga përfaqësues të kompanisë “Ritello”, e cila i ofron një pajisje me disa funksione: si sistem pastrimi për ajrin në ambientin e shtëpisë, fshesë me korent etj.Pasi i vjen  edhe në banesë, duke ia prezantuar këtë pajisje, agjenti i shitjes, Ajhan Hymetllari, i kërkon kryefamiljarit të marrë një kredi prej 2 milion e 450 mijë, me qëllim blerjen e saj dhe njëkohësisht, brenda cmimit, të fitojë edhe disa pajisje dhuratë si mjelëse për lopët etj. Klienti ia jep paratë të gjitha, por agjenti, jo vetëm që nuk i sjell më aksesorët e pajisjes, por nuk mban as premtimin për pajisjet dhuratë.Familja Sherifaj, që nga maji e deri më sot, i kërkon agjentit të shitjes, që t’i kthejë produktin, e të marrë paratë mbrapsht. Ky i fundit premton, se do ta zgjidhë cështjen, por vetëm mashtron e zhduket. Pas këmbënguljes së Stop, agjenti i kompanisë nënshkroi një kontratë me klientin, ku pranoi njohjen e detyrimit në shumën e 2 milionë e 600 mijë lekëve dhe shlyerjen e kësaj shume brenda vitit.

Kukes/Katastrofa mjedisore nga hec-et ne lumin Luma.

Një video ka mbërritur në redaksinë e emisionit Stop nga një qytetar i Kukësit, ku shihet qartë shfrytëzimi, që po i bëhet lumit Luma, në grykën e Vanave nga 3 Hece, që janë aty. Në video qyetari shpjegon, sesi Hecet kanë devijuar të gjithë lumin, duke bërë, që peshqit të ngrodhin.Për këtë situatë i jemi drejtuar ekspertit Sazan Guri, i cili shpjegon, se kjo është një katastrofë, që ndikon jo vetëm tek bota bimore dhe shtazore por edhe tek njeriu. Ligji për ujin, që duhet të shfrytëzojnë Hecet thotë, se ato duhet të shfytëzojnë 98%  të kapacitetit, ndërkohë aty nuk e kanë lënë edhe atë 2% . Kjo, sipas Sazan Gurit, do të bëjë që pas 10 vitesh të mos ketë më ujë në atë zonë.