Pse kryeministri përdor fjalën gomar? Flasin qytetarët.

Pak ditë më parë u mbajt mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërise dhe Kosovës. Ndër të tjera, kryeministri Rama u shpreh, se kush e quan tradhtar Hashim Thacin për negociatat me Serbinë, është gomar.Por Renaldo u është drejtuar qytetarëve të Tiranës, për të kuptuar, se pse Rama u shpreh në këtë mënyrë e cili ishte kuptimi i përdorimit të fjalës “gomar”.

Elbasan 14 vjet në punë, drejtori e heq me një telefonatë e në shkelje ligji.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme largimin padrejtësisht nga puna të zonjës Vjollca Peci, e cila prej 14 vitesh ka punuar si isntruktore rrobaqepësie në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Elbasan. Përveç pushimit nga puna, zonjës nuk i janë derdhur rregullisht kontributet shoqërore. Pra, rezulton 6 vite në punë dhe nuk përfiton as një vit asistencë.

Vjollca Peci: Kam filluar punën në 1 Mars të 2004-ës dhe kam dalë në 20 Gusht të 2018-ës. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam pasur asnjë lloj paralajmërimi, asnjë lloj shkelje, asnjë lloj vërejtje. Kam punuar me përkushtimin më të madh. Dhe papritur më morën në telefon, nuk do paraqitesh më në punë, se nuk plotëson kriteret e arsimit. Ndërkohë, unë e kam certifikatën e rrobaqepësisë që në vitin 1999 dhe bazat e didaktikës në 2005-ën. Ju drejtova Zyrës së Punës për të përfituar asistencën.

Dhe kur vajta atje çova listën e sigurimeve te Zyra e Punës dhe më thanë nuk e përfiton një vit asistencë, por përfiton vetëm 9 muaj. Arsyeja sepse nuk janë derdhur të gjitha sigurimet shoqërore. Për 14 vite pune, unë kam 6 vite sigurime të derdhura. Unë disponoj kontratën e 2014, 2017 dhe 2018 ku në kontratën e 2014 unë isha me afat të pacaktuar. Që do të thotë unë kam qenë definitive që në 2014. Kontrata e mëvonshme ishin me afat 1-vjeçar.

Avokatja Eda Grimci shpjegon se Vjollca Peci ka patur një kontratë pa afat. Për pjesën e sigurimeve, ajo thotë se mosderdhja e saktë është vepër penale. Ndërsa për pushimin nga puna, avokatja shprehet se është komplet abuzive.

Gazetarja e “Stop” merr takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Elbasan, Indrit Abdiaj, dhe pasi nxjerr si justifikim arsimin e zonjës për pushimin e saj, në fund pranon shkeljen.

Gazetarja: Largimi i zonjës, si është bërë, është lajmëruar më parë? Që të largohesh nga një vend pune, jepen dy paralajmërime, me shkrim dhe më pas vjen largimi nga puna, për çfarëdo motivacioni. Janë bërë këto në këtë institucion?

Drejtori: Jo, nuk është bërë kjo.

Gazetarja:Po si mund të largohet tjetri brenda 24 orëve? Me datë 20, ju keni shënuar edhe tek Libreza e Punës për largimin nga puna me arsye ‘’ Mosplotësim i kritereve të arsimit’’.

Drejtori: Këto janë çertifikata! Kaq!

Gazetarja: Çertifikata, si edhe 14 vjet punë këtu.

Drejtori: Këto çertifikata ia kemi dërguar shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Gazetarja: Nuk më rezulton e tillë, të paktën nga përgjigja, që i është dhënë nga Portali i Bashkëqeverisjes.

Drejtori: Nuk jam shprehur mirë aty, do të thoja, që pamjaftueshmëri ose çertifikatë 3-mujore, ndërkohëqë duhej 9 muaj ose 1 vit.

Gazetarja: Ku është urdhri, që e përcakton, që duhet 9 muaj?

Drejtori: Epo s’i thashë, unë këtë e di!

Gazetarja: Ju ka ardhur shkresa nga drejtoria e përgjithshme në 4 shtator 2018, ndërkohë ju e keni bërë largimin 20 gusht 2018. Përse e keni bërë largimin përpara shkresës nga drejtoria e përgjithshme?

Drejtori: Ashtu është procedura.

Gazetarja: Si është procedura? Ju e merrnit me mend, se çfarë do të vendoste Drejtoria e Përgjithshme kur keni bërë largimin?

Gazetarja: Jo, nuk e marr me mend! Po pse është bërë atëhere?

Drejtori: Ashtu arsyetova!

Drejtori Indrit Abdiaj ka pranuar shkeljen administrative që ka bërë dhe zonja Vjollca Peci duhet të rikthehet në burg. Njëkohësisht, organet kompetente duhet të nisin hetimet për veprën penale të mosderdhjes së sigurimeve shoqërore të zonjës, e cila nga 14 vite pune që ka, i rezultojnë vetëm 6 të tilla.

Elbasan, Bulqizë, raste mjerimi dhe shprese në “Stop”.

Emisioni “Stop” është ndalur në familjen Pisha në lagjen “5 Maji” Elbasan, që jeton brenda një bunkeri të kohës së ditaturës komuniste.3 nga pjesëtarët e familjes vuajnë edhe nga probleme mendore.Kryefamiljari thotë, se nusja e djalit i ka nxjerrë nga shtëpia.Gazetarja e “Stop” i drejtohet kujdesit social në Elbasan dhe drejtori Shefki Lika i dha një zgjidhje problemit të familjes në nevojë, duke ndjekur procedurat e kempit për mbesën Sofie Pisha, ndërsa gjyshen do ta cojnë në shtëpinë e të moshuarve.Më pas shkojmë në Bulqizë për një tjetër rast varfërie, në familjen e Nëxhmi Shirës, që përbëhet nga 5 anëtarë.Shtëpia është e pabanueshme, ndërsa fëmijët nuk arrijnë të mbushin barkun me bukë. Për këtë familje ka vendosur të kujdeset Balfin Grup e Samir Mane, duke e bërë së shpejti me shtëpi të re familjen Shira.