Suedeze e skoceze interpretojne kenge ne gjuhen shqipe.

Disa fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre duke kërcyer me balerinat e Stop e duke ndjekur programin. Disa suedezë kanë kënduar këngën shqiptare “Xhamadani vija-vija”. Nga ana tjetër disa skocezë kanë realizuar një video, duke kënduar këngën “Oj zogo jelek me vija”.

Shkoder/Pozitiv ne privat e negativ ne shtet, i riu ben kuren anticovid.

Në 24 tetor, një 32 vjecar nga Shkodra, është diagnostikuar në një klinikë private pozitiv ndaj covid 19.Në po të njejtën ditë ka bërë dhe tamponin në shtet dhe përgjigja e ardhur pas 5 ditësh e ka nxjerrë negativ. Gjatë kësaj kohe ai ka ndjekur kurën e dhënë nga mjekja e klinikës private me antibiotikë, gjilpëra e gjithcka tjetër. Pasi ka bërë për 2 javë kurën, i kanë filluar shqetësime të tjera shëndetsore. Si përfundim ai nuk e di, nëse e ka kaluar covidin, por thotë, se mjekimet e kanë përkeqësuar.Mjekja, që i ka dhënë kurën, është vetë me covid, por ajo është bazuar vetëm në testin PCR.

Shkoder/Klinika private i dha mjekim, pa e kaluar kurre covid 19.

Për rastin e 32 vjecarit, që është diagnostikuar me covid nga klinika private, dhe ka dalë negativ në shtet, iu drejtuam njësisëvendore të kujdesit shëndetsor Shkodër, për të kuptuar, pse kemi dy rezultate të ndryshme. Flasim me përgjegjesen e sektorit të epidemiologjisë, që na sqaron procedurën e ndjekur. Në këto kushte 32 vjecari luan kartën e fundit, duke bërë analizën serologjike pranë Spitalit Amerikan.Pas 24 orësh i riu mëson, se nuk e ka pasur kurrë covid 19.