Feja në shkolla dhe rregullimi i Rrugës së Kosovarëve.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë një aktiviteti të drejtuesve të fesë muslimane në vend, se së shpejti do të futet mësimi i kulturës fetare si lëndë në 10 shkolla pilot. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku tha, se pas denoncimeve në “Stop” do të nisë rregullimi i Rrugës së Kosovarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një aktiviteti me komunitetin rom në mënyrë instiktive refuzoi bukën e tyre. Policët, që shkuan në vendin e rrëzimit të helikopterit në Vermosh u shfqën këmbëzbathur në pamjet e kronikave të lajmeve.

Laç, makina e sekuestruar dhe e vjedhur në ambientet e komisariatit.

Shtetasi Oraldo Hima ka pësuar aksident dhe makinën e kanë zhvendosur në komisariatin e Lacit si provë materiale. Por në komisariatin e Lacit, makinës i është vjedhur motorri dhe paketa elektronike. Në ambientet e komisaritatit e pranojnë këtë me kamera të fshehtë dhe thonë, se mund të jetë vjedhur, kur është larë automjeti.

Sa herë u votua në Surrelin e Ramës në referendumin e së shtunës?

Socialistët votuan të shtunën në një referendum, për të mos bërë zgjedhje në parti. Ndryshimet në statut parashikojnë rinovimin e mandatit të kreut të PS-së, kur ai ka fituar zgjedhjet dhe është në qeveri. Por kamera e fshehtë e “Stop” provon, se në këtë proces është votuar disa herë dhe pa kartë edhe në zonën e Ramës në Surrel.Vec kësaj socialistët e bazës as që ia kanë idenë për cështjen që i nxorri në kutitë e votimit.