Hitparade i absurdit shqiptar.

Në një ambient tregtimi shkruhet gomisteri, por shiten fruta-perime.

Në Harkun e Bërdicës asfalti është i një cilësie të tillë, sa grryhet me këpucë.

Në Memlisht të Pogradecit kazani i plehrave është vënë ekzaktësisht në një vendqëndrim autobusi.

Një piceri ka marrë emrin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Një video me dru të prerë është filmuar në qytetin e Rrogozhinës.

Këto janë disa nga episodet që u shfaqën dhe u komentuan në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.