Lac/ Shkon per inspektim te demeve, por Rama ben vetem batuta me banoret.

Kryeministri Rama gjithë këto ditë ka inspektuar zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot Rama ishte në Lac, ku në vend të vëzhgimit dhe zgjidhjes, ofroi një spektakël batutash me banorët, që kishin dalë ta prisnin.Rama u ngacmua me fjalë me një grua, se ishte beqare, pasi sipas tij, ishte dinamit e nuk i afrohej askush.Po kështu një burri nga komuniteti rom, Rama i tha, se i donte shumë romët, dhe e ftoi të ulej pranë tij.

Durres/ absurdi:22 kateshi i banueshem, por s’mbajne themelet! Stop i ve shiritin.

Dëmet nga tërmeti kanë bërë, që shumica e ekspertëve të kthejnë sytë nga cilësia e punimeve të ndërtesave shumëkatëshe.Një prej ndërtesa problemtike është edhe pallati 22 katësh, në Durrës, me ndërtues Enver Shala. Ky pallat ndodhet në lagjen numër 3 në rrugën “Egnatia” dhe pas tërmetit, një akt-konstatimi, e nxjerr atë të banueshëm nga nëra anë, por themelet e tij nuk mbajnë 22 kate, nga ana tjetër.Banorët janë të trembur dhe tregojnë, se në 2005-ën projekti ka qenë për 12 kate, por pastaj ndërtuesi mori leje për 3 kate të tjera dhe më pas i shtoi edhe 7.Në zyrën e Urbanistikës, Bashkia Durrës përgjegjësja nuk flet, por shtyn kameran dhe mbyll derën.Ish-drejtorin i urbanistikës Adhurim Qehajaja, shprehet, se për këtë rast ka pasur një vendim të këshillit bashkiak për prishje, por nuk dihet, se pse ky vendim nuk u ekzekutua. Ndërsa Agron Hysenlliu, Drejtor i Institutit të Ndërtimit, shprehet, se akt-konstatimi është absurd, pasi u thuhet banorëve, që pallati është i pabanueshëm, dhe në të njejtën kohë, që themelet nuk mbajnë 22 kate. Pasi gazetarja e “Stop”vuri në dijeni Institutin e Ndërtimit, 4 grupe ekspertësh nga Universiteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Universiteti i Prishtinës, shkuan tek pallati për të bërë një akt-ekspertizë.Ata konkluduan, se pallati është i pabanueshëm dhe i vunë shiritin.

Kombinat/ pallatit nr.12 i vihet dhe me pas i hiqet shiriti, banoret ne panik.

Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.Në këtë zonë 10 pallate u evakuan, pasi u cilësuan nga autoritetet si të pabanueshme.Por banorët e rrugës “Llambi Bonata”, të pallatit 12 kanë frikë, pasi tregojnë, se në fillim pallati i tyre është cilësuar i pabanueshëm dhe i është vënë shiriti, ndërsa më vonë i njejti pallat “u shndërrua” në i banueshem dhe shiriti u hoq.Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq.Por përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte, se shiritat janë vënë gabimisht. Ky i fundit shprehet, se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.