Shpërblimi i fundvitit, pensionistët hartojnë “listën e gjatë” të blerjeve.

Pak ditë më parë nisi shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Renaldo ka realizuar intervista plot humor me të moshuarit, të cilët thonë, se kanë bërë një “listë” të gjatë me artikujt e panumërt, që do të blejnë me 3 mijë lekët e reja të shpërblimit.

Dëshpërblimi i aksidentit zvarritet një vit, Stop zgjidh situatën.

Plot një vit më parë, në Dhjetor të vitit 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Shahi, që me vendim gjykate priste dëmshpërblimin, pas aksidentit të kryefamiljarit Abdulla Shahi. Para një viti AMF kishte deklaruar se zonja Engjëllushe Shahi, do t’i merrte paratë në Janar, por kaloi i gjithë viti dhe zonja nuk ka parë asnjë lek me sy. “Stop” iu drejtua këto ditë sërish Byrosë shqiptare të Sigurimit dhe Elton Lika tha, se gjithçka ka mbetur peng i një llogarie të pahapur bankare?!.

Gazetarja- Cili është problemi juaj që iu drejtuat emisionit “STOP”?

Engjëllushe Shahi- Im shoq ka bërë aksident. Ka qenë pasagjer dhe ka ndodhur me datë 9 Shtator të 2007- ës.

Gazetarja- Çfarë vendosi ekspertiza? Kush ishte fajtori apo shkaku i aksidentit?

Engjëllushe Shahi- Shoferi ka qenë pa gojë dhe nuk dëgjon.

Gazetarja- Çfarë pasojash ka nga ky aksident bashkëshorti juaj?

Burri im ka dëmtuar një vertebër. I kanë marrë një kockë tek këmba ia kanë vënë tek qafa. Memorien nuk e ka mirë se herë është i vetëdijshëm dhe herë jo. Ne iu drejtuam Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gazetarja-Për çfarë?

Engjëllushe Shahi- Për një dëmshpërblim.

Gazetarja- Çfarë vendosi gjykata?

Gjykata vendosi mbi 80 milion lekë të vjetra. Gjyqi ka përfunduar ka gati një vit dhe është i formës së prerë. Unë kam një problem tjetër me Byronë Shqiptare të Sigurimit sepse nuk më përgjigjen për vlerën që i ka dalë.

Gazetarja e “STOP” shkoi për të takuar avokatin që ka mbrojtur Abdulla Shahin.

Avokati – Për sa kohë nuk ka një pezullim ekzekutiv vendimi nga Gjykata e Lartë ai është i formës së prerë. Pra në Apel çështja merr formën e prerë dhe është i detyrueshëm. Është titull ekzekutiv, për t’u ekzekutuar në rastin konkret nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që ka 10-12 vjet që nuk ka kokërr leku.

Avokatja – Janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për… ka përfunduar çështja. Është lëshuar urdhri i ekzekutimit është çuar dosja në Përmbarim. Ndërkohë që është e pamundur ekzekutimi, për shkak të problematikave që ka Byroja e Sigurimit, pra nuk ka fonde. 

Avokati

– Byroja Shqiptare e Sigurimit është përgjegjëse.

Është një vendim që pret ekzekutimin, për një dëmshpërblim të zonjës.

AMF-ja ka dhënë urdhër jo vetëm për të zonjës, por për të gjitha këto që janë me data aksidenti të vjetër. Duke filluar që nga data më e vjetër do të paguhen të gjitha.

Engjëllushe Shahi- Deri tani jam paguar nga 2002 deri në vitin 2006. Nga Janri i 2017 do kem radhën për tu likuiduar.

I gjithë problemi është tek Byroja e Sigurimit. Pas interesimit që bëri gazetarja e Emisionit “Stop” Byroja tha se zonja shumë shpejt do të marri dëmshpërblimin. 

Gazetarja mori në telefon Engjëllushe Shahin.

Gazetarja: Përshëndetje, jam Odeta nga emisioni Stop, si jeni?

Engjëllushe Shahi- Si jeni ju, Odeta?

Gazetarja: Si jeni me shëndet?

Engjëllushe Shahi- Krejt dobët jemi. Edhe unë jam keq, se kam edhe probleme shëndetësore. Bashkëshorti, po ashtu.

Engjëllushe Shahi- Faleminderit!

Gazetarja: E dini pse ju telefonova?

Engjëllushe Shahi-Po!

Gazetarja: Ju telefonova, pasi herën e fundit kemi ardhur tek AMF dhe na thanë që do të dëmshpërbleheni në janar të 2017, jemi kuriozë jeni dëmshpërblyer?

Engjëllushe Shahi- Disa herë kam shkuar tek AMF-ja, edhe jam paraqit edhe tek Byroja, por asnjë…domethënë, asnjë zgjidhje nuk kam pas…Odeta, ka ja dy ditë, që Byroja më mori në telefon dhe më tha, që të hap një llogari bankare.

Gazetarja: Këto dy ditë? Ka një vit ky rast dhe nuk u kujtuan, vetëm këto dy ditë që u interesua emisioni “Stop” u kujtuan dhe ju kërkuan numrin e llogarisë bankare?

Engjëllushe Shahi- Këto dy ditë. Ndikon fjala juaj. Në momentin, që largoheni ju, asgjë s’bëhet as nga AMF-ja, as nga Byroja.

Më pas gazetarja e emisionit “Stop” ju drejtuar AMF- së dhe doli me një shkresë.

“Ky institucion i ka nisur një shkresë zyrtare Byrosë Shqiptarë të Sigurimit për ngjarjen e sigurimit 2002-2006-2007 dhe 2008. Në Gusht të 2017 përsëri i është kërkuar me shkresë zyrtarë kësaj Byroje që institucioni përgjegjës për administrim dhe shlyerje të Fondit të Kompensimit të zotit Abdullah Shaja dhe shoqërisë së sigurimit për të paguar detyrimin.

Shkresa më e fundit ka qenë në muajin Tetor 2017, i kërkon  sërish që të reagojë dhe i ka vendosur një afat deri në 31 Dhejtor 2017 ku përfshihet dhe zoti Abdulla Shahi”.

Specialisti tek BSHS-ja:

Specialisti- Atëherë, 2007-2008, janë shpërndarë këtë vit, ku bën pjesë edhe zonja.

Gazetarja- Po pse nuk e ka marrë zonja akoma?

Specialisti-Ekzekutimi i zonjës, do të bëhet në ditët në vazhdim. Para disa ditësh është dërguar një shkresë zyrtare për Engjëllushen dhe përfaqësuesin e saj ligjor, që të dorëzojnë numrin e llogarisë bankare për ekzekutimin e rastit.

Gazetarja-Pse vetëm…vetëm tek llogaria bankare paska ngel problemi?

Specialisti- Momentalisht, po.

Gazetarja- Po çfarë flet…,po çfarë flet more?! Po ajo ka një vit që vjen, e ka bërë vajtje-ardhje!

Specialisti- Tashi çfarë po të them unë, a i është kërkuar llogaria bankare…

Gazetarja- Po pra,dje!

Specialisti- I është kërkuar, për t’i bërë pagesën.

Gazetarja- Dje, sepse kemi ne të “Stop-it”, që i jemi rikthy, kemi ja dy ditë, që po e trajtojmë.

Specialisti- Po, nuk ka…

Gazetarja- Ka pra ka…

Specialisti- Coni një shkresë zyrtare, për atë, që kërkojnë dhe ju informojmë zyrtarisht me shkrim!

Gazetarja- Juve ju kanë ardhur gjithë ato shkresa nga AMF-ja, nga vetë personi…çfarë shkresash doni prapë? Kur do të zgjidhet?

Specialisti- Shumë shpejt!

Gazetarja- Zonja përveçse…

Specialisti- Sepse numri i llogarisë kërkohet në momentin, kur bëhet ekzekutimi.

Zonjës i kanë kërkuar numrin e llogarisë bankare vetëm dy ditët e fundit që “Stop” i është rikthyer përsëri këtij problemi.

Gazetarja e “Stop” shoqëroi zonjën në procedurat e kërkuara dhe më në fund, paratë e saj janë gati, për t’u tërhequr.

Engjëllushe Shahi ka shkuar dhe ka dorëzuar numrin e llogarisë bankare.

Gazetarja: Kur do t’i marri zonja lekët?

“Do lëshohet urdhri i pagesës pasi morëm këtë numër llogari dhe brenda vitit do ti marri dhe lekët dhe pagesa do t’i nisë punë ditësh.

Përmbytja në autostradë, problematika dhe rrugët e zgjidhjes.

“Stop” rikujton sot përmbytjen e austostradës pak javë më parë, duke rikthyer cështjen e arsyeve dhe zgjidhjeve të kësaj situate të pazakontë.Vec bllokimit të prroit të Limuthit, edhe ura aty pranë është fortifikuar me mur nga subjektet private.Inxhinieri Arben Mece dhe ambientalisti Sazan Guri tregojnë, se kodra është shpyllëzuar dhe për pasojë, toka nuk e luan më rolin e sungjerit në thithjen dhe lëshimin e ujit.Mece bën edhe disa propozime për zgjidhje emergjente dhe afatgjatë.