Stop – Emisioni 75 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 75 (sezoni 5)

21:02 13/12/2019

Fëmijet në “Stop”,ambicia për fllonxa të ardhshme .

Sic është bërë traditë, shumë prindër kanë sjellë në “Stop” video të fëmijëve të tyre, duke kërcyer e duke u dëfryer me nisjen e programit.

Gorishove-Fier/ Drejtori i shkolles ndryshon pasaportizim e merr pagese transporti.

Jemi ndalur në fshatin Gorishovë, njësia Cakran, Fier. Sipas informacioneve tona, drejtori i shkollës 9 vjecare “Feride Begaj”, Shkëlqim Demishaj, përfiton pagesën e transportit, edhe pse jeton në fshat dhe një gjë e tillë, nuk i takon. Shkëlqimi ka ndryshuar pasaportizimin, në vitin 2010 drejt rajonit nr. 4 në Fier dhe është kjo manovra për të përfituar tarifën e transportit.Në shkollë mësuesi dezhurn kërkon autorizim dhe nuk tregon, se ku ndodhet drejtori.Kur ky i fundit shfaqet, ai pranon, se është mësues në këtë shkollë prej 25 vjetësh dhe banor i fshatit prej 60 vjetësh. Por i ndjekur nga kamera e “Stop” ai merr furgonin e transportit të arsimtarëve dhe zbret në Fier.Shkëlqimi ngatërron adresën dhe nuk shkon në vendbanimin, që ka në pasaportizim, por në një shtëpi, që rezulton e djalit të tij.

 Kinostudio/ banoret kerkojne vleresimin e pallatit te demtuar nga termeti.

210 familje nga 3 pallate në rrugën “Myslym Keta” në Kinostudio, ngrenë shqetësimin, se nuk dinë, cfarë do të bëhet me pallatet e tyre, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Grupet, që kanë bërë verifikimet, njëri e ka nxjerrë të pabanushëm dhe tjetri të parrezikshëm. Banorët kërkojnë një ekspertizë të saktë, që të thotë fjalën e fundit.Në sektorin e urbanistikës në njësinë numër 4, thonë, se grupet e ekspertimit janë në terren e nuk mund të vijnë në një kohë të shkurtër. Evakuimi, sipas specialistit, u bë për kohën, që lëkundjet e tërmetit vazhdonin.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi