Stop – Emisioni 75 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 75 (sezoni 6)

21:02 18/12/2020

Hitparade i absurdit shqiptar.

Një qytetar ka filmuar pamjet e hedhjes së plehrave në pishat e zonës së Gjirit të Lalzit. Një pallat në zonën e Freskut në Tiranë është katandisur në pikën, që betoni është shkëputur dhe tubacionet kanë dalë jashtë. Spitali i Lushnjes duket se nuk qenë pjesë e Rilindjes së Shëndetsisë, pasi kushtet lënë shumë për të dëshëruar. Janë këto disa nga videot, që shfaqen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Ne vit te dyte, por pret bursen e vitit te pare, Stop zhbllokon parate e nxenesit.

Shumë familje shqiptare nuk kanë mundësi ekonomike, që fëmijët e tyre të vazhdojnë studimet. Në rastet, kur ata përmbushin kriteret, bursa e plotë, qoftë edhe gjysmë bursa, u heq një barrë të shpenzimeve. Edhe z.Ardian Reçi, nga Kurbini, tregon, se nuk ka mundësi që djali i  tij, sot në vitin e dytë te Shkolla e Ndërtimit “Karl Gega” Tiranë, të ndjekë studimet.Ai ankohet, se nuk po mundet dot që të marrë shumën e lekëve për gjysmë bursën e vitit të parë, rreth 400 mijë lekë të vjetra, akorduar nga Bashkia Kurbin.Fondi jepet nga Ministria e Arsimit, pasi shkolla në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit Financiar Bashkia Tiranë, konfirmojnë ose zyrtarizojnë procedurat e dokumentave.Punonjësja e shkollës, thotë, se kjo është një cështje, që nuk varet nga shkolla. Por vetëm pak ditë pas këmbënguljes së gazetarit të Stop, Ardiani tregon, se një punonjëse e Bashkisë Tiranë, e ka marrë në telefon, duke i komunikuar se mund të tërheqë lekët e bursës së djalit, pranë postës qëndrore. Dhe kjo, pas 8 muajsh luftë me institucionet.

Apeli i nje babai: Me ndihmoni te kuroj vogelushen me leucemi akute.

Sibora është një vajzë 3 vjecare e cila është diagnostikuar me leucemi akute. Sot babai i saj, Mikal Muca, bën një apel për ndihmë, për të kuruar vogëlushen e tij.Ai thotë, se vajza e tij, ka rreth 1 muaj e gjysmë e shtruar në spitalin e pediatrisë në Tiranë, por mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për jetën. Në këto kushte duhet ta dërgojë vajzën në Itali, për një kurim që zgjat rreth 2 vite. Për kurimin e vajzës do e ndihmojë një shoqatë me emrin Shqiponja, por ai kërkon ndihmë, pasi nuk ka me cfarë të jetojë gjatë këtyre dy viteve atje, pasi ka dhe një vajzë të vogël 4 muajshe. Për rastin e Sabri Cekës, qytetarit nga Elbasani, që vuan nga hemofilia, Ministria e Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale ofroi vetëm 4 age, por  humanizmi i qytetarëve vijon, pasi kësaj radhe na kanë ardhur disa port-age nga Gjermania nga qytetari Besfort Asani.






Të ngjashme