STOP – EMISIONI 75

STOP – EMISIONI 75

21:02 15/04/2016

Tiranë, kopshte dhe çerdhe si gërmadha.

Çerdhja numër 51, kopshti numër 24 dhe kopshti numër 17, janë objekt i pjesës së parë të emisionit. Në rrugën Asdreni, cerdhja dhe kopshti janë pa mure dhe kangjella rrethuese, për shkak të problemeve me pronarin e tokës. I pa vënë dorë është dhe kopshti 17 në rrugën Myslym Shyri.

 

Vlorë-Golem, rrugët për në plazh të papërfunduara.

Në qytetin e Vlorës rruga për në plazh është e prishur. Banorët ankohen, se kanë 8 muaj baltë dhe 4 muaj pluhur. Ndërsa personat me aftësi të kufizuara ndjehen të izoluar. Nënkryetari i bashkisë Ardian Musta thotë se rruga do të shikohet dhe bashkia do t’i drejtohet qeverisë për fonde. Të njejtin fat ka edhe rruga dytësore në Golem. Rreth 1 km është e shkaktërruar edhe në këtë prag-sezoni turistik.

 

Sukth, shkolla me pamje prehistorike. 

Në Sukth, shkolla fillore është ndërtuar në vitin 1998. Ajo është e amortizuar dhe ka nevojë për ndërhyrje në sistemin e kanalizimeve. Ndërsa lidhjen me energji elektrike nuk e ka pasur kurrë. Përgjegjësi Ali Fasliu dhe drejtori Ramazan Suli thonë, se për shkollën janë dhënë 8 milionë lekë nga bashkia, por nuk është bërë asnjë investim.

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI