STOP – EMISIONI 77

STOP – EMISIONI 77

21:00 19/04/2016
Rama nuk di të numërojë deri në 10 në anglisht!

Rruga Azem dhe Shote Galica janë në një distancë 7 km larg njëra-tjetrës. Para bashkisë së Tiranës ka ndotje dhe jashtëqitje. Kryeministri Rama në intervistën për Zërin e Amerikës, “u sfidua” të numërojë deri në 10 në anglisht, por “dështoi”.

Lushnjë, saga e minorenes që shfrytëzohet për prostitucion.

Ida Kaci punon kamariere në një lokal.Ajo tregon sesi një ditë ka marrë në punë dhe në shtëpinë e saj një vajzë që i tha se ishte 18 vjec. Por vajza ishte minorene, 16 vjec dhe kërcënohej nga një 38 vjecar, që e shfrytëzonte për prositucion.

Një ditë para zgjedhjeve në universitete, kaos dhe abuzim.

Në universitetin e fizkulturës ka 3 kandidatë për postin e dekanit. Ferdinand Mara dhe Ferdinand Canaj thonë se gjithcka po ndodh në një sfond konkurence të pandershme. Ata thonë se dekani aktual Agron Kasa rikandidon, edhe pse për të ka masë displinore, që i ndalon pjesëmarrjen në garë.  Ky i fundit e pranon masën dhe pas presionit të “Stop”, tani do të kandidojë për në senat, gjë që sërish nuk i lejohet.

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI