Durrës, hidrantet e spitalit si kalaja e Rozafës, vihen ditën, vidhen natën?!

Në prill të këtij viti emisioni “Stop” tregoi, sesi spitali i Durrësit kishte mungesë të hidrantevë të shuarjes së zjarrit.Administrata e spitalit tha në atë kohë, se hidrantet kishin rënë pre e grabitjeve, edhe pse objekti ka roje. Në pak ditë hidrantët u vunë dhe ishin në gatishmëri. Pas 8 muajsh gazetarja e “Stop” kthehet në Durrës, për të “vjedhur” edhe ajo ca hidrante. Por surpriza: dikush ka qenë më i shpejtë se ajo dhe i ka grabitur sërish shuajtëset e zjarrit…?!

Levan, roja “peng” i firmës private, as paguhet e as le objektin në mëshirë të fatit.

“Stop” ka shkuar në Levan të Fierit, pasi shtetasi Preng Deda, kërkon të ngrejë zërin për historinë e tij të pazakontë.Ai ka punuar si roje për pajisjet në kantierin e punimeve për bypassin e Fierit.Por policia private ka shkëputur marrëdhëniet me firmën kontraktore dhe Prenga as paguhet e as lë dot kantierin, nga frika e grabitjes dhe përgjegjësisë.Inspektori i punës në Fier, Mariglen Andrea,thotë, se firma Geoservice Internacional, nuk ka seli në Fier, ndaj ia ka kaluar cështjen inspektoriatit qendror.Ky i fundit është përgjigjur, se cështja nuk ka zgjidhje nga Inspektoriati i Punës, pasi adresat e firmës rezultojnë aktive në QKB.

Shkodër, bordi i universitetit mbi VKM-në, vendos pagsën e tarifës së shkollës.

Kadri Çollaku, nga fshati Gur i Bardhë Burrel trajtohet me ndihmë ekonomike. Ai ka dy vajza, që studiojnë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Për shkak të kushteve ekonomike, Kadriu thotë, se nuk i takoj të paguajë tarifat e shkollës për vajzat, në bazë të një VKM-je.Zëvendësrektori i universitetit të vetmen përgjigje ka “nuk e di”. Ndërsa kryesekretarja thotë, se kështu ka vendosur rregullorja e universitetit dhe bordi.