Opozita kthehet në parlament dhe godet kryeministrin me vezë.

Opozita u kthye sot në sallën e parlamentit, por punimet e Kuvendit u mbyllën për pak minuta, pasi një nga deputetët demokratë, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Rama.Dy ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kishte deklaruar, se strategjia e opozitës ishte si ajo e partizanëve me gjermanët, që sulmonin e më pas tërhiqeshin për t’u clodhur.Së fundi është publikuar një tjetër foto e kreut demokrat Lulzim Basha me Kamil Ekim Alptekin dhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, i akuzuar për lobim të paligjshëm e deklaratë të rreme.PD doli dje për të deklaruar, se projekti i unazës së re është korrupiv, pasi aty do të ndërtojë edhe Edmond Bego. Por duket, se Bego ka një kontratë me banorët e zonës dhe në një distancë prej 1 500- 2 000 metra në vijë ajrore nga unaza.

Mungesa e diplomave, përgjegjës bordi i administrimit dhe administratori.

Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për mungesën e kartonave të diplomës. Këtë herë problematika është prezente në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Studentja që ankohet, ka që në Qershor, që ka përfunduar studimet për marrëdhënie publike, por nuk e ka marrë diplomën fizikisht. Ligji i ri i arsimit nuk parashikon asnjë lloj afati për mospajisjen e studentëve me diplomë.

Studentja e Universitetit të Durrësit: Unë kam mbaruar për Marrëdhënie me Publikun dhe jam diplomuar në Qershor, tani për momentin jam në Master dhe nga Qershori deri më tani akoma se kam marrë kartonin e diplomës, pasi mungojnë. Kur jam regjistruar në master jam pajisur me një vërtetim të thjeshtë që kjo studente ka mbaruar dhe një numër matrikulli në fund.

Cilat janë dokumentet që duhet të pajiset studenti për të vazhduar studimet në master:

Specialisti:Në udhëzimin për master përcaktohet qartë: Duhet të paraqitet me dy dokumenta themelore, kartoni i diplomës dhe lista e notave të cilat duhet të jenë origjinale.

Në ligjin e ri të arsimit të lartë kancelari, mori titullin administrator, gjithashtu u krijuan dhe bordet e administrimit i përbërë nga 7 anëtarë, ku përveç Universitetit të Tiranës ku raporti është 4 me 3 për Universitetin e Tiranës, në universitetet e tjera raporti është 4 me 3 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Administratori dhe Bordi i Administrimit i Universiteti kanë varësi nga njëri-tjetri. Administratori është autoriteti më i lartë i Arsimit të lartë përsa i përket çështjeve administrative dhe mbarëvajtjes së financave të universitetit.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi për të takuar administratorin e Universitetit të Tiranës, por nuk e takoi dot.

Gazetarja: Në fakt, unë doja, të takoja admnistratorin!

Sekretarja: Për momentin nuk është, është në orar pushimi tani, por që ëëë…

Gazetarja: Kur të vij? Të vijmë pastaj?

Sekretarja: Nuk të them dot, se kur mund të vish, se nuk është, se ka ndonjë orar. Domethënë këtu është, por ka lëvizur pak.

Sekretarja:Tani do të më japësh një numër kontakti dhe të lajmëroj vetë. E bëjmë kështu më mirë?!

Gazetarja: Më duhet për sot ëëë.., të lutem!

Sekretarja: Në momentin, që do të më kthej përgjigje, do të them! Ok?

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi edhe në Universitetin e Elbasanit ku rezulton i njëjti problem. Albano Zhapaj, ekspert arsimi thotë, se mungesa e diplomave i penalizon studentët për t’u regjistruar në master apo për tregun e punës. Ai shpjegon, se për këtë situatë, përgjegjës janë bordi i administrimit dhe administratori.

Gazetarja: Besoj nesër do ta kem një përgjigje?

Administratori: Unë po them, që nesër para orës 10, do ta kesh një përgjigje patjetër!

Administratori: Diplomat janë në magazinë.

Gazetarja: Po pse nuk i keni dhënë?

Administratori:Po shpërndahen, po shpërndahen kadalë- kadalë, se shkruhen me dorë, do t’ua shpjegoj të gjitha.

Gazetarja: 5 gjëra shkruhen me dorë, pjesa tjetër është format. Domethënë shkruhet emër, atësi, mbiemër, datëlindja, fakulteti dhe 3 firma.

Administratori: Kaq! 3 firmat e di ça janë, apo jo?

Gazetarja: Hë?

Administratori:Duhet të mbledhësh kryesekretaren, dekanin, rektorin.

Gazetarja: Pse janë të vështirë këta?

Administratori: Dispeçer janë këta.

Emisioni “Stop” ju drejtua dhe Universitetit të Durrësit ku në një përgjigje zyrtare me email, thuhet se të gjitha vonesat e diplomave janë bazuar në një udhëzim të vitit 2009 ku afati kohor është 6 mujor. Por ndërkohë ai udhëzim është në fuqi për ligjin e vjetër të arsimit të lartë dhe jo për ligjin ri, ku duhet thënë që ka mangësi në këtë pjesë.

Në Republikën e Shqipërisë janë të paktën 12 Universitete shtetërore ku 6 prej tyre janë të përqendruar në kryeqytet. Në çdo sezon diplomohen 30 deri në 35 mijë studentë dhe problematika e pajisjes me diploma është një shqetësim që përsëritet çdo vit për studentët.

Specialisti: Bordi i Administrimit dhe administratori i universitetit janë përgjegjës për mungesën e kartonëve. Ka qenë një udhëzim në vitin 2009, sipas ligjit të vjetër të viti 2007, i cili parashikonte që studenti nuk duhet të kalojë më shumë se 6 muaj për tu pajisur më kartonin e diplomës. Kjo i detyronte universitetet me këtë akt nënligjor ti pajiste me doemos. Tejkalimi i afatit 6 mujor konsiderohej shkelje. Me ligjin e ri të arsimit të lartë përcaktohet në një nen që studenti duhet të jetë i pajisur më një karton diplome. Në këtë udhëzim parashikohen detaje teknike si duhet të jetë kartoni i diplomës, por nuk përcaktohet afati kohor, nga cila datë deri në cilën datë, duhet të pajiset studenti me diplomë. Kjo është një mangësi që vjen nga mungesa e aktit ligjor.

Pra, me pak fjalë ligji i arsimit të lartë të vitit 2015 nuk përcakton kompetencat dhe afatet kohore dhe në këtë mënyrë të gjithë shpëtojnë dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Prokurorët nuk hetojnë vetëgjyqësinë, Bujar Nallbani ndjek logjikën e tyre.

Bujar Nallbani ndodhet në një konflikt me ndërtuesen Vjollca Hoxholli, e cila i dhunoi pronën dhe i mori mallin. Në muajin Nëntor, emisioni “Stop” e trajtoi këtë problematikë të qytetarit, i cili thotë se dyqanin në katin e parë të pallatit e ka blerë në vitin 2015 plot 135 mijë Euro. Por, në mungesë të tij, ndërtuesja Vjollca Hoxholli i kishte dhunuar pronën duke i ndërruar bravat dhe qepenin. Brenda dyqanit, Bujar Nallbani kishte edhe pajisje elektroshtëpiake me vlerë 10 milionë Lekë të vjetra, të cilat u morën nga ndërtuesja Hoxholli.

Për këtë çështje, qytetari Hoxholli njoftoi policinë, e cila nga ana e saj i referoi materialet në Prokurorinë e Tiranës. Çështjen e morën dy prokurorët Elio Mazreku dhe Kreshnik Ajazi, për veprat penale vetëgjyqësi dhe vjedhje. Mirëpo, dy prokurorët pasi shqyrtuan padinë e bërë, vendosën që të pushonin çështjen me argumentimin se nuk ka vepër penale. Pas këtij vendimi, qytetari Bujar Nallbani shprehet i revoltuar me dy prokurorët në fjalë.

Bujar Nallbani: “Unë një gjë nuk kuptoj. Nëse të gjithë instancat shtetërore kontrollen, këta kush i kontrollon? U ngrit kjo KLP e famshme, të shikojmë se sa do funksionojë. Të gjithë njerëzit janë skeptikë. Po kështu funksionon sistemi gjyqësor? Unë kam dhëndrin avokat në Belgjikë, në Bruksel. Dhe kur e pa emisionin tuaj investigativ më tha: ‘Ore si ka mundësi? Kjo vetëm për këtë gjë duhet të arrestohej që atë ditë’. Kësaj s’i hyn gjëmbi në këmbë sepse ka këta mbështetje. Ka këta të cilët i paguan, i rregullon. Dhe kur vjen puna, në fund fare dalin pa lagur të gjithë”.

Bujar Nallbani nuk mund ta pranonte vendimin e Prokurorisë për pushimin e çështjes që hodhi poshtë veprat penale të vetëgjyqësisë dhe të vjedhjes. Kështu, ai vendosi ta merrte vetë pronën që i përket me dokumente dhe ligjërisht, duke hapur qepenat dhe ndërroi sërish bravat. Ai dha edhe një mesazh për ndërtuesen Vjollca Hoxholli dhe dy prokurorët Elio Mazreku dhe Kreshnik Ajazi.

Bujar Nallbani: “Siç ata e klasifikojnë jo vepër penale këtë gjest që ka bërë kjo Hoxholli me heqjen e këtyre qepenave, ashtu dhe unë po heq çelësat e qepenave dhe po vë çelësat e mi dhe po marr pronën time të cilën e kam blerë me paratë e mia. Dhe po ja them troç që ta dijë mirë ajo dhe të gjithë ata që e mbështesin: Mos guxo të vësh dorë në pronën time më, sepse s’ka lindur bir nëne dhe zog kurve që të më marri pronën. Dhe sa për interpretimin e atyre dy prokurorëve, ju them përsëri me gjuhën e Kryeministrit: “What the fuck interpretimi juaj”?

Edhe pse pronën e tij e mori mbrapsht me të njëjtën mënyrë që ia kishte marrë ilegalisht ndërtuesja Vjollca Hoxholli, kësaj të fundit tani do t’i duhet që të kthejë edhe pajisjet elektroshtëpiake që i përkasin zotërisë të cilat i kishte brenda. Për prokurorët e çështjes, Bujar Nallbani pati edhe një mesazh të fundit: “I vraftë Vettingu këta njerëz. Vettingu se çfarë të them tjetër”.