Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Meta në SPAK, çfarë ndodhi me kreun e Partisë së Lirisë?

Sot është 8 nëntori, datë e njohur si ditëlindja e PKSH-së, e cila u themelua në 8 nëntor 1941.Radhën për të kapëcyer derën e Spak-ut e kishte sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Zoti Meta u pyet për dosjen CEZ-DIA, për të cilën tha, se ishte sajuar me denoncues të rremë.

“Moj sharabajgë, pse ta kemi qefin ty?”/ “Stop” nxjerr pamjet makabre kur edukatorja i thyen këmbën 3-vjeçares në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3-vjeçare u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.

“Stop” ka sjellë sot një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat që për më tepër rezultoi i palicensuar. OPGJ nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithashtu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.

Dje reagoi Ministria e Arsimit duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje.

Edukatorja dhunueseMajlinda Dehima, u la në hetim të lirë nga policia, pas transmetimit të pamjeve filmike në “Stop”.

Në video: Dhuna barbare në kopshtin privat, vajza me këmbë të thyer në spital (6 Nëntor 2023)

I ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë për emisionin “Stop” si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.

Gazetari: Në çfarë ore ju shkuat në datën 1 Nëntor tek spitali i Traumës?

Babai i vajzës: Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të 2 si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte konsultë dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.

Gazetari: Ky doktor, ai thërriti oficerët e Policisë Gjyqësore?

Babai i vajzës: Doktori nuk ka shprehu një interes të tillë për të kërkuar një shpjegim apo investigim që meqenëse, prindërit nuk dinë gjë nga ky kopsht, atëherë do të merret oficeri përkatës që të zbardhte çështjen ose të bënte pyetjet që ai di. Ne, pasi hymë brenda që pamë grafinë, nuk erdhi njeri afër që të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur. Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”.

Gazetari: Dhe ai nuk i kishte shkuar më tej zbulimit të ngjarjes? Ishte mjaftuar me pohimet e drejtoreshës?

Babai i vajzës: Po. Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë.

Edukatorja dhunueseMajlinda Dehima, tha para uniformave blu se mendon që vajza e ka lënduar vajzën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.

DËSHMIA E EDUKATORES MAJLINDA DEHIMA:

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”

“Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.

Saimir Kodra: Çfarë tmerri!

Gentian Zenelaj: Ajo që nuk thamë dot 48 orë rresht, ja ku është!

Saimir Kodra: Më pas, do të ndiqni intervistën e babait që e sollëm sot në redaksi për të ja prezantuar atij pamjet, ka thënë se vajza ka folur në spital dhe ka thënë që e ka rrahur edukatorja. Gëloj nga nervat si shumë qytetarë. Gëloj nga marazi, nga frika e madhe sepse kjo punë mund ta stopojë 1 muaj nga masiviteti që mori kjo temë, por kam frikë se do të vazhdojë prapë…

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra thotë se sonte do të jetë i ftuar në “Opinion” në Tv Klan ku do të flasë pikërisht për këtë investigim të “Stop” që nxorri në dritë një ngjarje sa të shëmtuar, aq edhe të dhimbshme.

Saimir KodraPas transmetimit të emisionit “Stop” në “Opinion” do të jetë po kjo temë. Do të kem përballë shefin e Komisariatit Numër 1 dhe do i bëj këtë pyetje “Çfarë do të bëni sot pas këtyre pamjeve? Pse nuk i kqyrët materiale filmike? Nëse ka marrë lekë dikush, si do i bëhet?”. Ka ligj që dënon të gjitha këto lloj veprimesh. Unë nuk kisha dyshime fare, në gjumë një fëmijë nuk e thyen dot këmbën, por përsa kohë që nuk kishim pamje, nuk e vërtetonim dot.

“Edukatorja më rrahu”, dëshmi rrëqethëse të babait të 3-vjeçares: Vajza filloi duke folur rrjedhshëm tek “Trauma”

Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan thirri babain e vajzës së vogël për ta njohur me pamjet e rënda në mënyrë që të mos njihej përmes ekranit me ato.

I ati i vogëlushes, i emocionuar tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.

Saimir Kodra: Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.

(Momenti kur edukatorja e godet në këmbë vajzën)

Babai përplas tavolinën. 

Saimir Kodra: Tani nga ky moment e deri në orën, në çfarë ore e keni marrë ju… Nga ky moment, kur e keni marrë vajzën? 3 e sa?

Babai i vajzës: Në 3:20 kemi mbërritur në kohë të shpejtë se s’kishim mundësi.

Saimir Kodra: Që e morët ju e çuat në spital…

Babai i vajzës: Në 3:20 po…

Saimir Kodra: Vajza pastaj vetëm qan në pamje, në video… dmth ky është momenti. E dëgjove zhurmën e asaj? Tashi unë nuk jam ekspert audio, as Genti, po unë kam përshtypjen, që… se falë Zotit, se ka Zot në të gjitha… që është pa mikrofon, është kamera ambientale, që dëgjohet. Tashi dome e pa prapë, apo jo?

Babai i vajzës: Jo, jo. S’dua të shoh asgjë!

Saimir Kodra: Mos e shif më! Prandaj të thërrita, se duhet ta…kur të dalë në transmetim në darkë, duhet ta kesh të qartë e ta dish.

Babai i vajzës: Është një fëmijë që ka mbajt shumë suport. A kupton? Edhe tani me këmbë të thyer në spital domethënë, për pak gjë, fillon e qesh. E kupton?

Saimir Kodra: Duhet me rujt qetësinë! E kupton? Sigurisht unë kam besim, se kjo nuk ka ku shpëton më…

Saimir Kodra: Vajza si është? Ankohet? E ke çuar tani te “Amerikani”.

Babai i vajzës: Po e kam çuar tek “Amerikani”.

Saimir Kodra: Njëri nga ju duhet të rrijë pa punë në këtë moment, që i bie normalisht të jetë bashkëshortja, të jetë afër vajzës… fazën e allçisë, rehabilimit mbrapa…

Babai i vajzës: Trauma, të gjitha…Çohet vajza në darkë, bërtet me të madhe edhe thotë “edukatorja”… Që vajza ime nuk flet plotësisht, por dy netët e fundit në Spitalin e Traumës filloi duke folur, siç flasim ne tani “edukatorja më rrahu”.

Saimir Kodra: Po ëë…

Babai i vajzësUnë ngela kshu, u shokova fare, u përlota…

Saimir Kodra: Pas allçisë ëë?

Babi i vajzës: Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë.

Saimir Kodra: Si tha, edukatorja më rrahu tha, ë?

Babai i vajzës: Po? Rrjedhshëm fare!

Saimir Kodra: Po ja tek janë pamjet, s’ka rrejt goca e shkretë, ja ku janë!

Babai i vajzës: Po ta morësh, nuk flet dot ashu, nuk e thotë dot fjalën “edukatorja më rrahu”, në botë nuk e thotë, dot. Aty e tha.

Saimir Kodra: Ja, ku e pe vetë, se s’po du ta play-joj mo.

Babai i vajzës: Edhe “mbylle gojën, qepe gojën, mos e fut ke goja, bam-bam”… Saimir, unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë…

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra thotë se nesër në “Stop”, një baba do të denoncojë me zë dhe figurë se si e njëjta edukatore, Majlinda Dehima, ka dhunuar një tjetër fëmijë në kopshtin privat “Stinët”, aq shumë sa i ka mavijosur veshin.

Saimir Kodra: Sa keq më vjen! Më vjen shumë keq! Realisht do të doja të dështoja në këto dy ditë, në të hënë dhe në të martë, që të shikoja pamjet. Do e pranoja me përulësi të madhe, me një gabim të madh gazetaresk që të thoja “ore i paskemi rënë në qafë edukatores” sepse fëmija paska rënë nga krevati, fëmija është rrëzuar në shkallëzët e kopshtit… Do e pranoja me kënaqësi, unë Gentiani dhe i gjithë stafi, mirëpo, siç dhe e patë nuk paska qenë ashtu. Paska qenë një dhunë e filluar që në pamjet e orës 10 e 30 në pamjet e vizores. Ndërkohë që jo më larg se nesër do të ju tregoj me zë dhe figurë denoncimin e një prindi po në këtë kopësht që kjo edukatore ja ka mavijosur veshin sepse ja ka tërhequr dhe fëmija nuk ka pranuar që të shkojë më në atë kopësht, ja pra që ka ndodhur. Mjaftojnë këto 2 raste dhe ai i nesërmi, ka ndodhur.

Pas protestës së djeshme para kopshtit, nesër pasdite shoqëria civile ka njoftuar një tjetër protestë më të madhe para Ministrisë së Arsimit.

Saimir Kodra: Dua të ju kujtoj të gjithëve se nesër, shoqëria civile bën një protestë para Ministrisë së Arsimit. Nesër nuk ka shi.

Gentian Zenelaj: Protesta nesër do të bëhet, do të zhvillohet. Njerëz, rrisni vigjilencën! Lumi fle, hasmi, nuk fle. Vigjiloni njerëz.

Saimir Kodra: Uroj që gjërat të rrjedhin ndryshe në këtë vend./tvklan.al