Pjesa e parë

Stop/ Rruga e qumshtit në tokë, fermerët lajnë rrugën me qumësht


Fermerët e Lushnjes kanë bërë sot një protestë të pazakontë, duke larë me qumësht rrugën në rrethrrotullimin Lushnje-Fier. Ata kanë ngritur zërin ndaj cmimit të ulët, me të cilin detyrohen ta shesin prodhimin dhe mos marrjes së subvencioneve.

Stop/ “Më prish punë në gradë”, kreu i rendit i bllokon derën,e padit për shpifje


Andi Dhamo, një qytetar nga Korca, tregon, se prej 3 vjetësh, përpara portës hyrëse të banesës, gjen makina të parkuara. Banesa është në afërsi të komisariatit të Korces dhe punonjësit e policisë e kanë shndërruar derën e tij, në parkim.Në 26 janar 2024 ka marrë gjobë, pasi është detyruar të parkojë keq. Gjobën e ka pranuar, por ai, që i zuri derën, nuk marrë asnjë masë.Makina audi, që i kishte zënë derën, ka 10 vjet pa taksa dhe pa siguracion.Ky mjet është në pronësi të një shtetasi, por në përdorim nga punonjësi i policisë, Maringlen Jacellari. Denoncimi i Andit është përgënjeshtruar menjëherë dhe në muajin mars, Andi ka marrë një njoftim për në gjykatë, pasi është akuzuar nga përdoruesi polici i makinës audi.Me kamera të fshehtë zhvillojmë një takim me shefin e rendit të Korcës, Maringlen Jacellari.Ky i fundit pranon, që ka zënë derën, por sipas tij Andi nuk duhet ta ngrinte zërin, pasi i ka prishur punë me gradat.

Stop/ Mish Brazili me etiketë Kosove, premtimi i ministrit të Bujqësisë


Cështja, e trajtuar në emisionin “Stop”, i mishit me origjinë nga Brazili, që importohej nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”, nën etiketën “mish Kosove i therur në janar 2024” ka patur reagime në të dy vendet. Ministri i bujqësisë në Kosovë, Fatos Peci, ka dalë publikisht për këtë rast, duke premtuar zbardhjen e këtij skandali brenda dy javësh.Tani pritet, që të marrin përgjigje shumë nga problemet e ngritura në emision, që nga siguria ushqimore, falsifikimi i dokumenteve dhe evazioni fiskal.