Stop – Emisioni 8 (Sezoni 5)

Stop – Emisioni 8 (Sezoni 5)

21:02 11/09/2019

Buburrecat, qe po e grryejne nga poshte kryeministrin Rama.

Emisioni i mbrëmshëm, ku u transmetua rasti i një gruaje, që ushtronte prostitucion në Tiranë, duke përdorur fëmijët e saj si tutorë, ka thyer rekord shikuesish. Në pak orë mbi 200 mijë shikues e kanë parë emisionin vetëm në kanalin e youtube.Si cdo të mërkurë, kryeministri Rama mbajti takim për bashkëqeverisjen me qytetarët, ku tha, se ai i sheh buburrecat, që i grryejnë pushtetin nga zyrat e shtetit.Përfaësues të Komisionit të Venezias deklaruan sot në Tiranë, se do të kenë gati konkluzionet për dekretet e Metës dhe komisionin hetimor në datën 11 tetor. Kreu demokrat Basha ishte sot në zyrën e presidentit për rreth 1 orë.

Has/ pajiset me leje per prerjen e druve, gjobitet per leje transporti.

Drilon Bera, nga Hasi tregon, se i është drejtuar emisionit “Stop”, sepse në vitin 2018 mori leje për të prerë dru te Drejtoria e Shërbimit Pyjor Has.Por ndërsa bënte dru në Helshan, Inspektorët e Inspektoriatit të Mjedisit, dega Kukës e gjobisin me 1 milionë e 500 mijë lekë, për mungesë të lejes së transportit.Driloni shpjegon, se para se të priste dru, inspektori Fatmir Meshi i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, i tha, se me këtë leje do të ishte në rregull dhe pas gjobës i shpjeguan, se masa ndëshkimore do të hiqej.Por pas një viti, përballet me një shkresë nga një përmbarues, ku del debitor ndaj Inspektoriatit të Pyjeve Kukës, me 1 milionë e 500 mijë lekë.Nëpërmjet kameras së fshehtë të Stop, qytetari Drilon Bera takon drejtorin e Shërbimit Pyjor Has, Selim Lishaj i cili i thotë që këtë gjobë e ka vënë Inspektoriati gabimisht.Por, sipas drejtorit, gjoba mund të shmanget e për 4 vjet hiqet nga sistemi.Në komunikimin me gazetaren, drejtori pranon gabimin, duke thënë, se gjoba do të paguhet nga shërbimi pyjor i Hasit.

Prostitucion me tutore femijet e saj, reagimi i vaket i institucioneve.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e një gruaje, që ushtronte prostitucion pranë qendrave të banuara në Tiranë, duke përdorur si tutorë fëmijët e saj.Policia e shtetit reagoi me anë të një deklarate, ku thuhet, se 30 vjecarja me inicialet E.D, është proceduar plot 7 herë për vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni dhe është lënë sërish e lirë. Nga ana tjetër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit,  ka nisur hetimin disiplinor për punonjësit e Policisë të shfaqur në video, për veprimet apo mos veprimet e tyre, gjatë kryerjes së  detyrës.Ndërkohë Migena Kokeri, drejtoresha e mbrojtjes dhe punëve sociale në bashkinë e Tiranës tha, se gruaja me fëmijët është lokalizuar që në mëngjes dhe është asistuar nga psikologë dhe punonjës socialë. Ajo bashkë me fëmijët janë hospitalizuar

Të ngjashme
UKT