Stop – Emisioni 8 Shator 2023 (Sezoni 9)


Stop – Emisioni 8 Shator 2023 (Sezoni 9)

21:01 08/09/2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Intervistat, marrja me punët e botës, sporti më popullor në Shqipëri

Një video e një qytetari tregon, sesi ujrat e zeza përfundojnë në liqenin e Pogradecit. Ne kemi pyetur qytetarët, nëse merren më shumë me punët e veta, apo të të tjerëve.Shumë prej të intervistuarve pranojnë, se marrja me punët e botës është një sport mjaft popullor në Shqipëri.

Shet në klinike private produkte pa faturë, Drejtori: Është në terren!

Ish-Presidenti i Urdhrit profesional të mjekut veterinar denoncon në “Stop” zgjedhjet e qershorit për presidentin e ri. Sipas tij në mënyrë të kundraligjshme në krye të këtij institucioni u zgjodh Ervin Resuli, i cili nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në ligj dhe statut. Resuli arriti të bëhet president, megjithëse u përjashtua si kandidat për në Këshillin Kombtar.Ervin Resuli nuk është i vetmi veteriner në familje.Bashkëshortja e tij, ushtron të njejtin profesion, madje ka si biznes një klinikë në emrin e saj në Fier.Por gjatë kohës, që ajo është në klinikë në Fier, duhet të ishte në punë, në drejtorinë rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Vlorë.Ne e gjetëm zonjën Resuli në klinikë, ku shet produket me fatura të dyshimta tatimore. Ndërsa në punën shtetërore, drejtori thotë, se zonja është në terren. 

Familja braktiset nga kryefamiljari, fondacioni Mane i jep shtëpi e pension

Në datën 28 prill të këtij viti ishim në Koplik pranë shtëpisë së familjes Aruni, që jetonte në kushte shumë të vështira. Kryefamiljari prej 5 muajsh ishte larguar nga shtëpia. File Aruni tha, se jeton bashkë me fëmijët në një dhomë gjithë lagështirë, ku tavani është gati në të rënë. Zonja u shpreh, se nuk mundet të jetojë në atë gjendje, pasi nuk ka para as për qira e jetesën minimale. Ajo bëri apel për ndihmë për një banesë. Vetë Filja është e sëmurë dhe nuk mundet të punojë edhe pse kushtet e vështira, e detyrojnë, që të mbledhë kanace. Pas këtij transmetimi, biznesmeni Samir Mane, përmes “Mane foundation” ka bërë të mundur strehimin e familjes Aruni në një banesë me qira, për të cilën do të paguhen vec shtëpisë, edhe uji dhe energjia elektrike, derisa fëmijët të mbushin moshën 18 vjec.Gjithashtu fondacioni Mane u ka lidhur edhe fëmijëve pension mujor me kushtin, që të ndjekin shkollën.Në 23 korrik të këtij viti, një aksident tragjik i mori jetën njërit prej kontributorëve të rëndësishëm të emisionit “Stop”. Operatori i talentuar dhe i papërtuar Gert Hoxha u aksidentua me motorrin e tij emblematik, duke ndërprerë një jetë të jetuar me shpejtësi.Emisioni “Stop” përkujton sot me një kolazh bashkëpunëtorin e cmuar Gert Hoxha, me lutjen, që të prehet në parajsë.










Të ngjashme