Nga “21 dhjetori” te sheshi “Ataturk”, lagja e “qokave” politike.

Pak nga banorët e zonës së njohur si “21 dhjetori” në Tiranë, e dinë pse e mori këtë emër dhe ca më pak akoma e quajnë sheshi “Qemal Ataturk”, sic e mori emrin në janar 2011.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarë të Tiranës, të cilët shprehen në mënyra të ndryshme, qoftë për datën 21 dhjetor, që është ditëlindja e Stalinit, apo edhe për emrin e ri të sheshit të kryeqytetit.

Bulqizë, mësuesit e gjegrafisë japin vizatim, njëra gruaja e kreut të ZA-së.

Izabela Kocaqi mësuese e muzikës prej 16 vjetësh në shkollën 9-vjecare “Xhevdet Doda”në Bulqizë, e ka plotësuar normën me artin pamor, që nga viti 2003. Por sivjet ia kanë hequr lëndën e artit pamor dhe ia kanë dhënë mësuesve të histori-gjeografisë. Sot Izabela ka vetëm 10 orë dhe paguhet me 88 mijë lekë të vjetra.

Izabela Kocaqi: Kam mbaruar Liceun Artistik në Tiranë, dega flaut. Kam që në 2003 që punoj në shkollën “Xhevdet Doda”. Kam 16 vite punë në këtë institucion dhe nuk kam gjetur drejtësi në ndarjen e orëve. Sipas ligjit lëndët e artit pamor i takojnë lëndës së muzikës dhe meqenëse norma mësimore e çdo mësuesi ka rënë në varësi të numrit të nxënësve dhe klasëve, do të thotë se dhe norma ime u ul. Orët e arti pamor janë marrë nga mësuesit e historisë dhe gjeografisë madje një pjesë i kanë kaluar dhe nëndrejtoreshës së shkollës, e cila është e ciklit. Në kemi 10 paralele, në dispozicion në shkollën tonë për histori- gjeografi dhe qytetari janë 46 orë. Këto 46 orë plotësojnë numrin vetëm për 3 mësuese, ndërkohë ne kemi 4 mësuese, mësuesja e gjeografisë ka ardhur e emëruar për artin pamor. Vitet e fundit duke qenë se çdo mësues duhet të jetë në profilin e tyre, për të mashtruar, ndanë orët e qytetarisë, historisë dhe gjeografisë dhe i plotësuan mësuesit e tjerë. Unë paguhem me 220 Lekë të vjetra, pra 40 orë 88 mijë Lekë. Një pensionist me pagën më të ulët nuk merr sa unë që jam në marrëdhënie pune. Nga ana tjetër marrin orët e mija dhe ja japin mësueses së fiskulturës. Kam kërkuar nga Drejtori i Zyrës Arsimore që të më çojë në fshat, sepse nuk do hiqte orët e gruas së vet të mi jepte mua. Ai më tha jo se kemi një më shkollë të lartë. Ai djali ka mbaruar shkolën si unë dhe ka mbaruar 3 vite në Kristal. Kjo ja shton Cv, sepse në Bulqizë, kemi shtet brenda shtetit. Dua të më sqarojnë pse në shkollat e tjera të gjithë mësuesit që janë me të njëjtin arsim si unë i kanë të gjitha normat e plotësuara, madje futin kuadër të ri, për pozicionin tim, ndërsa unë dal jashtë sistemitit.

Drejtoresha e shkollës, Lindita Kaja, thotë, se mësueset e gjeografisë janë më të përshtatshme për lëndën e vizatimit, pasi kanë vizatuar hartat e botës…?!

Drejtoresha: Izabela është mësuese me kontratë, është mësuese, që ka mbaruar shkollën e mesme, jo shkollën e lartë.

Gazetarja: Mund të më thoni si mund të japi lëndën e arti pamor, një mësues jashtë profilit, në këtë rast mësuesi i gjeografisë?

Drejtoresha: Si mendoni ju, më mirë unë duhet të plotësoj me normë mësimore një mësuese, që është e vjetër me 20 vite pune dhe që ka mbaruar shkollën e lartë, apo një mësuese, që është me shkollë të mesme, që ka mbaruar thjesht për fyell?

Drejtoresha: Mësuesja e shkollës së mesme, që ka mbaruar thjesht për fyell është më e aftë të japi vizatim apo artin pamor, se një mësuese gjeografie e cila është aq e aftë të bëj hartat e botës, edhe hartat e ca të them unë e gjithë shteteve të botës, të vizatoj aq bukur hartat edhe s’po boka artin pamor ose vizatimin.

Gazetarja: Në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë keni 4 mësues historie dhe gjeografie që të mos penalizohet asnjë, por në fakt janë të gjitha jashtë profilit dhe japin lëndën e arti pamor.

Drejtoresha: Janë mësues definitivë!

Drejtoresha:Jo, Jo, Jo!

Drejtoresha: Në udhëzimin e ministrit, çdo mësues ka mbi 50% të normës së vet të profilit, pjesa tjetër është plotësuar me lëndë të tjera.

Duket qartë që lëndët e artit pamor, janë shpërndarë tek 4 mësuesit e historisë- gjeografisë ku një ndër është dhe bashkëshortja e drejtorit të zyrës arsimore Bulqizë , është bërë për të favorizuar bashkëshorten e drejtorit sepse në të kundërt do të shkurtohej vendi i saj.

Përgjegjësi i ZA Bulqizë, Kujtim Kërkuti, që “rastësisht” ka gruan mësuese gjeografie në shkollën në fjalë, ka një tjetër shpjegim. Sipas tij, nëse mësuesi është me shkollë të lartë, është automatikisht brenda profilit. Kjo vlen edhe për mësuesit e gjeografisë.

Gazetarja: Pse duhet të japi historia dhe gjeografia artin pamor dhe edukimin fizik? Ku është fuqia juaj si drejtori i ZA.

Kujtim Kërkurti drejror i ZA Bulqizë: Pjesa e asaj që pretendon nuk është ajo që mendon ti dhe që të kanë telefonuar. Ka një ligj, i cili thuhet se të gjithë mësuesit që janë marrë për nevoja punojnë me kontrata.

Gazetarja: Si për nevoja?

Kujtim Kërkurti drejtor i ZA Bulqizë: Për nevoja se s’kemi mësues muzike të ardhur nga portali. Ka një periudhë 3 mujore deri në 1 vjeçare në varësi të kontratës. I ka mbaruar kontrata. Rinovimi bëhet në varësi të nevojave.

Gazetarja: Edhe vjet ka punuar për nevoja…

Kujtim Kërkurti drejtor i ZA Bulqizë: U shkurtua numri i klasave, vjet ka pasur mbi normë, sivjet është në rregull. Vjet kanë punuar me 22 orë, ligji është më 20 orë. Tani mësuesit janë më orë të plota.

Gazetarja: Nëse deri vjet një mësues i muzikës e dha lëndën e arti pamor sivjet dueht të dali jashtë sistemi, sepse ka orë mangut historia dhe gjeografia?

Kujtim Kërkurti drejtor i ZA Bulqizë: Ankuesja ka mbaruar arsimin e mesëm. Ato që japin kanë mbaruar arsimin e lartë. Ato dy orë që janë do u hiqen.

Sipas Drejtorit të shkollës së Bulqizës mjafton të kesh shkollën e lartë dhe mund të japësh të gjitha lëndët. Në fakt kryeministri ka thënë se mësues jashtë profilit nuk do të ketë më. Ndërsa në shkollën “Xhevdet Doda” ,mësuesi i gjeografisë jep artin pamor, ndërkohë që më parë e jepte mësuesja përkatëse.

Në fillim të vitit shkollor 2018- 2019 kanë kërkuar largimin 4 nxënës të shkollës 9 –vjeccare për të vajtur në një shkollë tjëtër, pasi e kishin më afër. Por në fakt ju është mohuar e drejta e largimit, duke mos ju dhënë letra e shpërnguljes nga kjo shkollë. Gazetarja e emisionit “Stop” ka kërkuar fletën e regjistrit dhe largimi i tyre është bërë me laps në datën 1/10 /2018.

Gazetarja: Pse keni refuzuar ti jpeni fletë- shpënguljen e për 4 ncënës në fillim të vitit shkollor?

Drejtoresha: E dashur! Ti po merresh me shpifje. Nuk janë të vërteta.

Gazetarja: Pse keni bërë një regjistrik fiktiv, ndërkohë që fëmiëjt janë larguar nga shkolla?

Drejtoresha: S’është aspak e vërtetë! E dashur, mos shpif! T’i kanë dhënë të dhënat gabim.

Gazetarja: Është, pasi unë të ftoj të shikoj emision “Stop”

Drejtoresha: Eshtë shpifje totalisht!

Më pas gazetarja e emisonit “Stop” ka shkuar dhe ka takuar drejtori, Abdi Hasmetajn.

Gazetarja: A është e vërtetë që kanë ardhur 4 nxënës, a janë regjistruar në këtë shkollë ?

Abdi Hasmetajn, drejror: Fëmijët janë paraqitur me dëftesat përkatëse, dhe ne kemi bërë të gjitha proceduarat. Kemi bërë dhe fletë pranimi, pasi kishim ambiente, por nuk na ka ardhur fletë shpërngulja. Këtyre fëmijëve ju është mohuar një e drejtë, nga shkolla tjetër, ne kemi shkuar edhe vetë dhe kemi dërguar dhe fletë pranimet dhe megjithatë fletë shpërngulja na është mohuar. Këta nxënës që nga dita e parë e fillimit të procesit mësimor, deri tani që flasim janë në shkollën tonë.

Drejtori: Jam në dijeni, unë tek e fundit, do të shkoj të bëj një verifikim tjetër prapë, se unë e çova inspektorin , do të shkoj të bëj dhe një verifikim tjetër dhe do e mbyllim atë.

Gazetarja kontaktoi dhe me drejtorin e Drejtorisë Rajonale në Peshkopi dhe ai premtoi se do të çojë grup pune në lidhje me problematikën e mësueses Izabela, por edhe me shqetësimin që solli emisioni “Stop” përsa i përket veprimeve që janë bërë në shkollën 9-vjeçarë “Xhevdet Doda” në Bulqizë.

Fitojnë gjyqin me bashkinë Kamëz, por paratë do t’i marrin vitin tjetër.

Donika Buci dhe Flora Ngodheli kanë punuar në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në bashkinë e Kamzës dhe pas shumë vitesh janë hequr nga puna. Të dyja i janë drejtuar Gjykatës dhe kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit, Donika me 15 paga dhe Flora me 13 paga.

Por problemi është, se nuk po arrijnë të marrin dot paratë e veta.

Donika Buci: I jam drejtuar emisionit “Stop” se para 4 viteve më kanë larguar nga puna. Isha punëtore e Pastrimit të Gjelbërimit në bashkinë Kamëz dhe kryetari i bashkisë më largoi nga puna me motivacionin se kisha votuar për Partinë Socialiste, në një kohë që unë votën ja kisha dhënë Partisë Demokratike. Ndërkohë që unë kam punuar 12 vite në bashkinë e Kamzës, pastruese. E hodha në gjyq. Gjykata e Shkallës së parë më dha 15 paga, të njëjtën vendim mori dhe Apeli. I kalova dokumentat tek përmbaruesi, dhe Gazmend Guri më thotë se nuk na i jep lekët kryetari i Bashkisë. Unë e kam patur pagën 300 mijë Lek dhe duhet të merrja 4 milionë e 500 mijë Lekë. Nga Qershori i vitit 2018, Gjykata në 6 Qershor më ka dhënë të drejtën për të tërhequr pagën, por nuk mi jep bashkia Kamëz.

Flora Ngodheli: Kam punuar 6 vite në Ndërmarrjen e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Kamëz, dhe më kanë larguar nga puna pa asnjë motivacion dhe ju drejtova Gjykatës. Shkalla e parë dhe e dytë ma dha fitim dhe shkova tek përmbaruesi, por ai thotë nuk e di si do bëhët puna. Nuk më japin pagat. Mua më takojnë 13 paga e gjysëm, por nuk na i jep njeri.

Përmbaruesi Gazmor Guri thotë, se pagesa e zonjave do të planifikohet në buxhetin e vitit 2019 dhe përmbarimi nuk mund të bllokojë llogarinë e pagave apo të energjisë në bashki.

Gazmor Guri: Bashkia Kamëz në përgjigjen e saj nëpërmjet Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit do të ekzekutojë vitin pasardhës, pasi nuk është planifikuar në vitin kalendarik për mungesë fondesh. Përmaruesi ka kërkuar informacion Degës së Thesarit mbi gjendjen e llogarisë 602.

Drejtori për mediat në bashki, Artan Dervishi premton dhënien e parave për Donikën dhe Florën në vitin e ardhshëm.

Artan Dervishi: Shumë shpejt është planifikuar që këto dy zonjat do të paguhen me vlerën e përcaktuar në kontratën e punës. Në vitin 2019 është planifikuar që kjo shumë të jepet për ata që janë dëmtuar nga ky proces.

Të dyja zonjat falënderuan emisionin “Stop”.