Vijat e bardha/ Shofere e kembesore nuk respektojne rregullat e qarkullimit.

Sic është bërë traditë, shumë prindër kanë sjellë në “Stop” video të fëmijëve të tyre, duke kërcyer e duke u dëfryer me nisjen e programit. Më pas Klintoni ka dalë në Tiranë, duke gjurmuar qytetarët, që nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Shumë qytetarë anashkalojnë vijat e bardha, duke u bërë burim aksidentesh. Edhe shoferët shpesh nuk i respektojnë kalimtarët, që ecin në vijat e bardha, duke bërë, që trafiku në Tiranë, të jetë një kaos i vërtetë.

 Elbasan/ Fiton gjyqin e nuk i japin kempin per diabet per dy vjet.

Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani i janë drejtuar emisionit “Stop” për një problem shëndetësor. Në vitin 2011 Dorina u diagnostikua me diabet të tipit 1 dhe doli në komision. Por në vitin  2016 kempi epror e nxorri pa grup dhe cifti nisi procesin gjyqësor, që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe, për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën.Në Poliklinikën e specialiteteve, doktori, që ndjek Dorinën, shpjegon, se diabeti është sëmundje progresive, që vjen duke u rënduar dhe nuk ka dyshim, që ajo duhet të trajtohet gjithë jetën.Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për dy vite, zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti.

Pastermeti/ 4 shoqata nga Suedia dhe Stop ndihmojne te prekurit nga termeti.

Emisioni “Stop” është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Katër shoqata nga Suedia: Shoqata Liria, Rrjeti shqiptar në Suedi, Vajzat shqiptare, shqiptarët më të mirë të Suedisë kanë sjellë ndihma për ata, që u prekën nga tragjedia.Gazetarja e “Stop” ka qenë në Bubq në familjet Vathi e Daci, ne Vorë në familjen Tusha, në Valias në familjes Kovaci dhe në Kamëz në familjen Kurti, ku ka cuar ushqime e sende të nevojave bazike.