Stop – Emisioni 85 (sezon 5)



Stop – Emisioni 85 (sezon 5)

21:02 27/12/2019

Premiera e “Falco”/ Pergjigjet pikante te personazheve publike.

Pak javë me parë, në kinematë shqiptare u shfaq premierë filmi “Falco” i Bes Kallakut.Klintoni ishte atje dhe ka realizuar intervista me humor me shumë personazhe të jetës publike, që ishin të ftuar në këtë ngjarje kulturore.

Paskuqan/ Qendra shendetesore pret mobiljet e reja, Stop zgjidh problemin.

Qendra shëndetsore në Paskuqan 1, është rikonstruktuar prej disa javësh, por nuk e kanë hapur akoma, ndaj banorët e zonës shkojnë te mjeku i familjes, ose në Kodër kuqe ose në Qendrën Shëndetësore Paskuqan 2.Këto janë distanca shumë të largëta për banorët e zonës, të cilët thonë, se nuk cfarë të bëjnë, kur kanë urgjenca dhe duhet të humbin gjithë ditën, duke u sorollatur.Mjeku, që ndodhej në Paskuqan 2, tha, se nuk mund të bëjë asgjë në kokë të tij.Ndërsadrejtorin e qendrave shëndetesore të Paskuqanit, Bledar Bakiu, tha, se Ministria do të bëjë mobilimin dhe prandaj nuk janë kthyer mjekët.Vetëm pak ditë, pasi gazetarja e “Stop” ishte në Paskuqan për këtë problem, erdhi dhe zgjidhja: qendra shëndetësore u mobilua për banorët dhe u hap.

Nikel/ Shtepia e pabanueshme, familja me 6 persona fle ne hambarin e barit.

Jemi ndalur në fshatin Buran, rreth 6 km larg komunës së Niklës, një zonë e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. Vjollca Tufa tregon, se që nga dita e tërmetit, ajo jeton në hangarin e barit bashkë me familjen e saj, që përbëhet nga 6 persona. Ata kanë kërkuar cadër, pasi nuk mund të jetojnë aty dhe iu është thënë, se cadra s’ka. Nxënësit e shkollësFiqiri Baltëza në Elbasan kanë dhënë 133 mijë lekë për këtë familje.Ndërsa gazetarja e “Stop” i është drejtuar njësisë administrative Nikël. Besnik Deliu, administratori i njësisë thotë, se nuk kanë cadra për momentin, por pritet të vijnë. Ndërsa përsa i përket inspektimit, nuk kanë shkuar, pasi dy grupet janë në terren. Por meqë emisioni Stop shkoi atje, administratori tha, që do të shkojë, që atë moment bashkë me administratorin dhe arkitekten Xhoana Mihalaj. Arkitektja thotë, se shtëpia është e pabanueshme dhe duhet rikonstruksion i catisë dhe i një pjese të mureve. Për momentin, do të presin cadrën.







Të ngjashme