E enjtja parlamentare/Momentet kulmore te sezonit kuvendor.

Sot është e enjte dhe zakonisht këtë ditë të javës e lidhim me punimet parlamentare. “Stop” ka përzgjedhur disa prej momenteve kulmore të seancave parlamentare për këtë sezon kuvendor. Nuk mungojnë batutat dhe humori, në sallën e ligjvënësve, që duhet të ishte shembulli i seriozitetit dhe profesionalizmit.

Komisariati Kamez nuk njeh gjykaten, i mban armen e gjahut qytetarit.

Selim Cerpja denoncon në Stop, se ka që në vitin 2017, që përmes dy vendimeve të formës së prerë dhe një urdhri ezekutimi nga Prokurori, duhet t’i kthejnë armën e gjahut, por kjo nuk ka ndodhur. Armën ia ka bllokuar Komisariati i Kamzës në vitin 2015. Selimi i thotë, se i nxjerrin si pretekst nga komisariati, faktin se i është hequr leja e gjahut nga komisioni. Por ky vendim Selimit nuk i është bërë me dije.Vec kësaj Gjykata dhe Prokurori është më lart se një urdhër komisioni policie.Nëpëmjet kameras së fshehtë Selim Cerpja takon shefin e komisariatit Kamëz, të cilin e pyet,se pse ka që nga 2017-ta, që nuk i kthehet arma e gjahut. Ky i fundit përgjigjet, se nuk e njeh gjykatën, por urdhrin e komisionit, që i hoqi lejen.Pas këtij ngërci, ne iu drejtuam SHCBA-së, institucionit, që kontrollon policinë,për të zgjidhur rastin zotit Selim Cerpja.

Orikum/E divorcuar me dy femije, pret nje vend pune si infermiere.

Jemi drejtuar në Orikum të Vlorës, pasi Xhuljeta Alushaj ka një problematikë me punësimin e saj. Xhuljeta tregon, se prej  7 vitesh ka ushtruar profesionin e saj si infermiere në qendrën shëndetësore Orikum. Është larguar për të kuruar vajzën e saj në Gjermani, e cila vuan nga distrofia muskulare. Është kthyer, me dy fëmijë, njërin 9 vjec dhe tjetrin 2 vjec. Zonja thotë, se është e divorcuar dhe jetojnë 5 veta vetëm me pensionin e mamasë së saj, 120 mijë lekë të vjetra. Në vitin 2019 ka konkuruar në portalin Infermierë për Shqipërinë dhe ka zënë vendin e fundit. Ajo thotë, se ka shkuar disa herë tek Drejtoria e Shëndetit në Vlorë, por nuk ka mundësi punësimi. Drejtori i ka thënë, se është e para e interesuar për atë vend dhe më pas e ka mohuar. Në Drejtorinë e shëndetit në Vlorë na thuhet, se zonja është fituese në portal, edhe pse në vend të fundit. Ajo ka qenë dhe është në listë pritjeje, por portali është zhvilluar përsëri.