Tirana pa banjo publike? Po qytetaret si ia bejne?!

Mungesa e tualeteve publike, është një prej problemeve, që shqetëson banorët e kryeqytetit. Të pyetur nga gazetari i emisionit “Stop”, disa qytetarë shprehen, se kur i zënë nevojat fizike, presin derisa të kthehen në shtëpi.Të tjerët ulen në një bar, për të shfrytëzuar tualetin. Ndërsa më të “guximshmit”, gjejnë ndonjë cep ndërtimi apo peme, për t’u “cliruar” nga halli i momentit.

Shushice-Elbasan/qendra shendetesore ne rikonstruksion, kerkohet zhvendosja.

Jemi ndalur në fshatin Shushicë të Elbasanit në qendra shëndetësore të Shushicës, që ka funksionuar si e tillë që nga vitet ’70, edhe pse jo në një pozicion të favorshëm për banorët. Një mjek i kësaj qendre tregon, se punon aty prej 25 vjetësh dhe në momentin, që u është thënë, se do rikonstruktohet qendra shëndetësore, ka qenë kërkesa e gjithë stafit dhe e banorëve për të ndryshuar godinën. Momentalisht shërbimi mjekësor ofrohet tek ish komuna, e cila ndodhet në qendër. Ndërsa rruga që të con tek qëndra mjeksore aktuale, është e prishur dhe në pozicion të pafavorshëm dhe ofron shërbim për 5000 banorë, deri edhe nga fshati Fushë-Buall, rreth 12 km larg. Mjeku thotë, se askush s’e mori parasysh kërkesën e stafit, edhe pse u bë një muaj rezistencë.Edhe banorët kërkojnë që qendra shëndetësore te jëtë në qendër.Në njësinë administrative  thonë, se bashkia nuk ka asgjë në dorë, por ky vendim është në dorë të Ministrisë së Shëndetësisë.

 Shkoze/ Teleperformanca i dhuron 16 kompjutera shkolles “Marie Logoreci”.

Pak javë më parë trasmetuam problemin e shkollës “Marie Logoreci”, nxënësit e të cilës, nuk kanë kompjutera dhe lëndën e informatikës e mësojnë vetëm në teori. Pas transmetimit tonë, “Teleperformanca”, korporata lider në shërbimin e klientit dhe drejtuesi i saj në Shqipëri, Diego Pisa, dhuruan 16 kompjutera për këtë shkollë.Drejtori Robert Marku dhe nëndrejtori Llambi Cani falenderuan emisionin “Stop” dhe kompaninë “Teleperformanca” për pajisjen e shkollës së tyre.

ReplyReply allForward