Darka e Dubait dhe “Virgjeria” e LSI-se.

Një ditë më parë numri dy i LSI-së Petrit Vasili, duke folur për darkën e ministrave të qeverisë në Dubai, tha, se ata ishin atje për të ndarë Përmetin e bregdetin dhe gjithë Shqipërinë.Serioziteti i kësaj deklarate shtohet, po të marrim parasysh faktin, se LSI-ja njihet si forcë politike “jashtë cdo lloj konflikti interesi”.                       

Skandali ne “Covid 2”, jep 8 milione leke nen dore dhe e ema nderron jete.

Emisioni “Stop” publikon një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza e një zonje 55 vjecare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncon faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere , i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

Skandali, sanitarja hiqet si infermiere, le pa buke te ndjeren, i merr para vajzes.

Komunikimet nëpërmjet ëhats up-it të vajzës dhe nënës së saj 55 vjecare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktojnë, se edhe shërbimi edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato, që pretendohen. E ndjera është ankuar, se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale, ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Vajza, që humbi nënën, realizon, një takim me sanitaren, që hiqej si infermiere,Tire Alldervishi.Kjo e fundit pranon marrjen e parave cdo ditë, madje thotë se ka marrë edhe për infermierët dhe mjekët, që i kanë shërbyer të ëmës.