Rama në Bradashesh ose cirku në fshat…

Këto ditë në ambientin politik në vend ka dominuar debati mbi një pajisje që opozita pretendon, se është marrë në mënyrë të paligjshme nga ministria e brendshmë për përgjime.Kryeministri Rama ishte në Bradashesh, për të shpërndarë certifikata pronësie për tokat bujqësore dhe e shoqëroi fjalën e tij me batuta, ngacmime dhe humor. Prokuroria në mënyrë absurde kërkoi llogari mbi një material kamera të fshehtë, që transmetoi “Stop” për provimin e anglishtes.

 

 

Ish-të përndjekurit, e drejta që nuk vihet në vend

Presidenti Bujar Nishani ishte në aktivitetin e 25 vjetorit të krijimit të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë dhe foli për vlerat e kësaj shtrese, që historia duhet ta verë në piedestal. Por “Stop” sjell 3 raste kur ish- të përndjekurit nuk arrijnë të marrin atë, që u takon me ligj, dëmshpërblimin për vitet e burgut. Preng Marku, Vladimir Gjoka, Perikli Shqevi dhe Fadil Paja janë disa nga personat e kësaj shtrese që nuk e gjejnë ende të drejtën e tyre, edhe 25 vjet pas rënies së sistemit komunist.

 

 

 

Dherat pranë Teg!

“Stop” është ndalur sërish në problematikën e dherave pranë TEG-ut, duke kujtuar situatën dhe lëvizjet në këtë drejtim.