Reforma apo refreni i drejtësisë!

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin ishin sot pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Diplomati amerikan Lu tha, se shpreson që PD të jetë pjesë e rëndësishme e reformës, sic ka qenë gjatë historisë 25 vjecare post-komuniste. Pas mbledhjes foli edhe Basha i cili tha, se ambasadorët gjetën dhe lanë një parti jo nervoze për reformën.

 

Trap në vend të urës në Gramsh, firma e hidrocentralit izoloi 700 banorë!

Ndërtimi i një hidrocentrali privat në Sul të Gramshit, ka lënë pa urë 4 fshatra dhe 700 banorë. Këta të fundit kanë improvizuar një trap, por kanë frikë për jetën e fëmijëve të cilët i kanë shpërngulur në konvikt, apo i kanë strehuar tek të afërmit. Kryetarja e bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani thotë se e njeh problemin dhe mendon se mund të zgjidhet në qershor. Deri atëherë ajo shpreson të mos ndodhë asnjë fatkeqësi. Më pas historia e dherave pranë TEG-ut dhe gjoba ndaj firmës.

Mash-reagimi për testin e anglishtes, ARRSH hesht për rrugët!

 

Pas transmetimit të kameras së fshehtë për provimet e anglishtes, Ministria e Arsimit deklaroi, se ka kontratë vetëm me kompaninë STA. Të gjitha dëshmitë e tjera nuk njihen për efekt masteri apo doktorature. ARRSH-ja nuk ka asnjë reagim për problemet rrugore që shkaktuan aksidentin tragjik të Kavajëes. Po kështu vijon të mbetet i hapur kalimi pranë Megateg dhe ai në Vorë.