STOP – EMISIONI 96 (SEZONI 4)

Posta

STOP – EMISIONI 96 (SEZONI 4)

21:02 14/01/2019

Rama në gjurmët e Cipras, bëhet vetë ministër i jashtëm.

Kryeministri Rama vendosi sot ta marrë vetë de jure postin e ministrit të jashtëm, pas problematikës, se krijuar me refuzimin nga ana e presidentit Meta të propozimit të Gent Cakajt.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, lidhur me konfliktin Rama-Meta. Disa qytetarë shprehen në favor të lëvizjeve të presidentit të republikës e të tjerë në favor të kryeminstrit.

Skandali i prokurorit, i pushon cështjen të dënuarit me 20 vjet për vrasje.

Emisioni “Stop” në Tv Klan sonte ka trajtuar një tjetër rast skandali të drejtësisë shqiptare. Është fjala për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997, kur Nevruz Topi mbeti i vrarë gjatë një grabitje. I ndjeri merrej me tregti të gjësë së gjallë dhe gjatë transportimit me furgon ku ndodhej me bashkëfshatarë të tjerë, Nevruz Topi humbi jetën pasi u qëllua nga grabitësit. Hetimet në atë kohë zbardhën ngjarjen dhe Klodian Hida u dënua me 20 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të prokurorit të çështjes, pasi u zbulua si autor kryesor.

Mirëpo vendosja e drejtësisë u zhbë. Klodian Hida apeloi çështjen në Apelin e Durrësit. Kjo gjykatë e la në fuqi vendimin, por kërkoi prova të reja për dy persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e vitit 1997 dhe e ktheu për rishqyrtim dosjen. Hetimi merret në dorë nga prokurori Petref Asllani, i cili pushon hetimet edhe ndaj Klodian Hilës më 2 Shtator 1999.

Sot, djali i viktimës, Erjon Topi i cili ka qenë vetëm 9 vjeç kur iu vra i ati, kërkon drejtësinë e munguar. Ai është i drejtuar emisionit Stop dhe thotë se në vitin 1999 kur u pushua çështja nga prokurori Petref Asllani, nuk ishte njoftuar dhe për këtë ka mësuar vetëm pak muaj më parë.

Erjon Topi: “Mua më kanë vrarë babain në ’97. Babai merrej me tregëti. Blinte dhe shiste gjë të gjallë. Duke shkuar në pazar të Belshit, në Fierzë i dalin përpara tre persona të maskuar. Njëri prej tyre u identifikua, ishte Klodian Hida. Dy të tjerët jo. U thanë ndaloni makinën, kanë kërkuar Lekë, kanë kërcënuar. Klodian Hida i mbante armën babait te koka. Dy të tjerët bënin kontroll. Prezent ka qenë dhe xhaja im, kanë qenë dhe 4-5 fshatarë të tjerë. Vra njërin që të frikësoheshin të tjerët, ai ishte babai im. Ka kaq vite që më mungon. Në mendjen time vetëm atë kam. Është fiksimi më i madh në jetë që dua të bëj.

Meqënëse unë isha fëmijë, është marrë xhaja në atë kohë. Gjykata e Elbasanit e Shkallës së Parë e ka dënuar me 20 vjet burg (Klodian Hidën). Siç duket Klodianit nuk i ka pëlqyer dënimi, ka kërkuar tjetër trup gjykues. E kanë çuar në Apel të Durrësit. Apeli i Durrësit ia ka kaluar Elbasanit për diçka më të re. E ka marrë prokurori në atë kohë Petref Asllani, nuk e ka dërguar në gjyq, por thjesht ka bërë pushimin. Ne nuk jemi vënë fare në dijeni për këtë vendim”.

Erjoni shkoi në zyrën e prokurorit Petref Asllani dhe i kërkoi shpjegime përse mbylli dosjen në vitin 1999 dhe pushoi hetimet për Klodian Hidën, vrasësin e babait të tij. Prokurori Petref Asllani, i cili nuk ishte në dijeni se Erjon Topi kishte kamera të fshehtë, dhe i tha se në atë kohë ashtu e mendonte dhe për këtë arsye pushoi hetimet. Kurse tani ai mendon të kundërtën. Pra, prokurori Petref Asllani pranon se ka vepruar gabim, madje i thotë Erjon Topit që të bëjë kërkesë për rihapje të dosjes dhe të kërkojë përjashtimin e tij si prokuror.

Qytetari-Ti, si e ke marrë këtë vendim?

Prokurori Petref Asllani– Po qysh re, llogari për vendimarrjen më kërkon mua ti, ore?

Qytetari-Po normal ore, se është jetë! Më është vrarë mua babai, jo ty!

Prokurori Petref Asllani-Cfarë ke?

Qytetari-Cfarë kam?!

Prokurori Petref Asllani-E…

Qytetari-Ti, si e more këtë vendim, ore?

Prokurori Petref Asllani-Po u dha vendimi dhe të hyjë ai në burg, cfarë më thua ti? Cfarë po të.., cfarë po të shkelet në gjykatë ty? Cfarë të keqe sheh ti?

Qytetari-Të keqe, se kam një vit, më prunë anës, me zor më gjetën dosjen.

Prokurori Petref Asllani-Po cfarë të bëj unë?

Qytetari-Po kush e bëri, ore?

Prokurori Petref Asllani-Megjithëatë, është bërë sot ankimimi …

Qytetari-Po nuk është bërë pas një muaji ankimimi.

Prokurori Petref Asllani-Të rivendoset afat, të fillojnë hetimet… të fillojnë hetimet, kalohet ai person prapë në hetim dhe i pandehur dhe të shkojë në gjyq.

Qytetari-Ne nuk jemi vënë në dijeni për asnjëlloj gjëje, si të bëjmë ankimim.

Prokurori Petref Asllani-Pas kësaj, po dëgjo ore këtu..pas kësaj, po të duash kërko edhe përjashtimin tim! Mund ta kërkosh dhe që tani, që nuk dua të jesh ti prokuror më këtu, dhe unë nuk e kam problem! Gjithcka shko dhe bëje! Pra, unë sot jam plotësisht me ty! Atëherë kam qenë plotësisht i bindur, se është kështu! Cfarë do ti nga unë ime? Pse ke marrë atë vendim? Po unë atë punë kam, kështu është puna ime!

Qytetari-Atë punë, por ti shikoje letrat me rradhë nga themeli.

Prokurori Petref Asllani-Ohuu tani! Po nuk heq dot veten unë, e kuptove? Nuk e heq dot veten! Nëqoftëse, kërkon ti përjashtimin tim..!

Pas Erjonit, edhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua prokurorit Petref Asllani për këtë rast. Por, ai refuzoi të priste në takim. Megjithatë, ai dha një prononcim të shkurtër duke folur nga celulari i recepsionistit të gjykatës.

Recepsionisti-O Petref, janë këto të gazetarisë së Stopit.Kërkojnë takim me ty për rastin e atij djalit, që ishte në zyrë shparë. Tani, si t’i them zonjës?

Gazetarja- Thjesht një sqarim, pse është pushuar cështja?

Recepsionisti-Ti si prokuror thotë, pse e ke pushuar cështjen?

Gazetarja-Ta bëj bisedën këtu, nga telefoni?

Recepsionisti-Petref, telefonin mund t’ia kaloj kësaj zonjës unë, të flasësh, apo jo? Janë veprime hetimore, thotë!

Gazetarja-Pse e ke pushuar cështjen, kur Gjyakta e ka dënuar me 20 vite burg?

Recepsionisti-Tani,si të veproj Petref?

Gazetarja-Ma kalo mo nga telefoni, s’ka asnjë gjë të keqe! Iku Petrefi, e mbylli!

Recepsionisti-E mbylli!

Gazetarja e “Stop” bisedoi edhe me prokurorin e parë të dosjes, Hektor Mushin, i cili kishte dënuar me 20 vite burg Klodian Hidën për vrasjen e Nevruz Topit. Kërkesa e tij për dënimin me 20 vite u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ai thotë se më pas u transferua me detyrë në Pogradec dhe dosjen pas ankimimit e mori prokurori Petref Asllani.

Prokurori Hektor Mushi- Unë kam qenë prokurori, kur ka ndodhur ngjarja. Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, janë bërë hetimet, është marrë i pandehur, ka vajtur në gjykim është dënuar 20 vjet po të them, nga unë.Unë pastaj në ‘99 jam larguar…Në kohën, që jam larguar nga Elbasani, kam vajtur në Pogradec, me detyrë në Pogradec. Ky( Klodian Hida), ka qenë i dënuar. Se cfarë është bërë më mrapa pastaj…Ti më tregon një vendim mu, që është me vulë të njomë e me të gjitha…

Gazetarja- Domethënë, ti si prokuror, kur është hetuar për herë të parë, këtë personin….

Prokurori Hektor Mushi-E kam dënuar 20 vjet!

Gazetarja-E ke dënuar 20 vjet! Petref Asllani na e liron. Pushon cështjen!

Vet prokurori Hektor Mushi shprehet i habitur se si kolegu i tij Petref Asllani, nga 20 vite burg që ishte dënuar Klodian Hida, e kishte pushuar tërësisht çështjen ndaj tij!

Guximi i Guximtar Bocit, pas pafajësisë, kërkon kthimin në detyrë.

Më shumë se dy vjet më parë emisioni “Stop” solli me zë dhe figurë aferën e ish-kreut të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, për një çështje gjyqësore. Në atë kohë, KLD-ja e pezulloi gjyqtarin Boçi nga detyra. Por sot, Guximtar Boçi, jo vetëm ka marrë pafajësinë, por kërkon edhe kthimin në detyrë. “Stop” analizon të gjitha parregullsitë në procesin ndaj Boçit,që nga mosmarrja në pyetje e gruas në audio-përgjim e deri te mos analizimi i zërit të gjyqtarit.

Në Tetor të vitit 2016 emisioni “Stop” ka transmetuar video- skandalin ky kryetari i Gjykatës i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër Guximtar Bocci, kërkonte favore seksuale duke shfrytëzuar postin si Kryetar i kësaj gjykate.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja – Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Gjyqtari – Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?

Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?

Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani.

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja – Të tëra regjistrimet që kam, të hënën i ke te gazetarja. Hajt mirupafshim tashi!

Gjyqtari – Ti atë bën edhe …

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Prokurorët e Krimeve të Rënda zbarkuan në Televizionin Klan për të marrë regjistrimet audio, të regjistruara nga qytetarja, në lidhje me skandalin seksual.

Të nesërmen, më datë 28 Tetor 2016, KLD shkarkoi dhe pezulloi Guximtar Boçin nga detyra si kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, si dhe nisi një hetim mbi gjykimin e çështjes nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Por qytetarja sot në emisionin “STOP” thotë se përveç dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë e Gjirokastrës, nuk është kontaktuar më.

“Vetë jam interesuar. Kam kërkuar një takim me prokuroren e çështjes, Pranvera Pustina. Kam arritur të takohem me të, por më ka pyetur thjesht si një bashkëbisedim, as më ka marrë deklarim, absolutisht asnjë gjë.”

Prokuroria e Krimeve të Rënda delegoi çështjen e Guximtar Boçit në Prokurorinë e Fierit për moskompetencë. Qytetarja shprehet se është vënë në dijeni nëpërmjet mediave, pasi nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar prej tyre.

Denoncuesja tregoi se nuk është kontaktuar nga prokurorja e çështjes në Prokurorinë e Fierit, Elida Hoxha tha se është interesuar vetë për ecurinë e hetimit në muajin Qershor. Pas insistimit të vazhdueshëm për të lënë takim me prokuroren Hoxha ose edhe për t’i lënë një kërkesë me shkrim, asaj iu komunikua nëpërmjet një njoftimi zyrtar se çështja ishte pushuar.

Gazetari – Znj. Hoxhaj, si kaluat? Genci Angjellari nga emisioni “STOP”.

Prokurorja Hoxhaj – Shiko! Më keni ofenduar me atë emisionin “STOP”, kështu që unë s’kam pse të jap informacion.

Gazetari – Po si mund ta pushosh çështjen pa e thërritur asnjëherë R.I.?

Kjo ka qenë ajo që ka transmetuar emisioni “Stop”. Pasi u pezullua nga KLD, Gjykata e Kriemve të Rënda për moskopetencë e kaloi në Gjykatë në Fier, dhe më konkretisht prokurorja Elida Hoxhaj. Filloi dhe mbaroi i gjithë hetimi pa u thirrur një herë dëshmitarja.

Emisioni “Stop” ngre disa pyetje për prokuroren Elida Hoxhaj:

Si ka mundësi filloi dhe mbaroi hetimi dhe nuk u thirr njëherë dëshmitarja.

Gjyqtarja e Gjirokastrës tha se u lajmërua nga KLD se do shkonte kontrolli. A u panë njëherë tabulatet telefonike, që do vinë nga KLD, dekonspiroi kontrollin?

Plumbat? Ku thotë Guximtari: Bashkë na ndaje, plumbat? Nuk të bënë përshtypje?

Kodi i etikës së një gjyqtari.

Pasi të kishe thirrur dëshmitare duhet të kishe kërkuar tabulatet që Guximtar Boçi ka marrë në telefon dëshmitaren gjithë ato herë.

Për këtë rast, ka shkruar edhe drejtorja ekzekutive e “Aleanca gjinore për zhvillim”, Mirela Arqimandriti, e cila kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe për të gjithë.

Një pjesë nga shkrimi:

Rasti i Roland Hysit nuk është i vetmi në Shqipëri, pasi nje tjetër si ky doli i pafajsëhm si ky, madje kërkon ti rikthehet sërish punës. Në fakt tani që bashkëpunëtorët e tij dolën të pafajshmë, kush e mbron vajzën nga sulmet e mundshme? A i është foruar asaj mbështetje sociale, nga bashkia apo nga ndonjë institucion tjetër.

Në këtë rast është emisioni “STOP”, i Televizionit kombëtar Klan që disa herë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe ka sjellë përpara nesh çështje të tilla si rasti i prokurores Elida Hoxhaj e cila kreu një hetim dhe mori një vendim pa marrë në pyetje viktimën R.I. Apo po për të njëjtin rast gjyqtarja Blerta Çibuku Marku e cila me vendimet e saj nxori R.I. dhe fëmijët e saj në rrugë dhe që në vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u gjet që kishte kryer akte e sjellje të cilat nuk pajtohen me funksionin e gjyqtarit e që përbëjnë shkelje disipline.

A do të merret parasysh nga organet e vetingut moraliteti i prokurores në hetimin e kësaj çështje? Sistemi i drejtësisë në Shqipëri edhe në mes të procesit të vetingut lejon që denoncimin e rastit Boçi ta çojë drejt dështimit duke justifikuar veprimet e gjyqtarit me zë dhe figurë. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund t’i ofrojë viktimës dhe publikut dështime proceduriale për fakte të pamohueshme që kanë dale në media me zë e me figurë. Shteti shqiptar me gjithë mekanizmat e ngritura e të sanksionuara me ligj duhet të krijojë të gjitha kushtet që dhunuesi apo shkelësit e ligjit, të marrin dënimin e merituar. Marrja e pafajësisë së dhunuesit në raste të tilla tregon që ligjet lënë shtigje shpëtimi për ata që i kanë shkruar dhe që i zbatojnë duke luajtur me jetët e njerëzve të pafuqishëm.

Gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon rikthimin në vendim e mëparshëm si kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjirokastër.


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi