Zgjidhja per spitalet/ Rama do t’u vare nga nje varg me hudhra…!!!

Kryeministri Rama ishte sot në përurimin e pavionit të kirurgjisë, në QSUT dhe tha, se nesër do të cojë atje një varg me hudhra, për ta mbrojtur atë dhe mjekët nga syri i keq.Gjatë fundjavës mori flakë spitali i Durrësit, ndaj “Stop” sjell në kujtesë emisionin e datës 12 prill 2017, për mungesën e fikëseve të zjarrit, problem, që u zgjidh me ndërhyrjen e gazetares së emisionit.

Kruje/ Bashkia: Pallati i pabanueshem, Instituti i Ndertimit kërkon riparime.

Muharrem Hocja është investitor i një pallati në Krujë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Krujës i ka vënë një tabelë me shkrim dore, ku thuhet, që pallati është i pabanueshëm.Muharremi tregon, se ka një raport të hartuar nga një firmë private, që e nxjerrin pallatin në rregull në kolona e bazament.Grupi i xhirimit i “Stop” kërkoi njëakt-konstatimi të dytëdhe bashkia mblodhi disa inxhinierë, të cilët thanë, se plasaritjet janë problematike, ndërsa për themelet dhe strukturën, nuk mund ta vlerësojnë. Pasi kërkuam ndihmën e Institutit të ndërtimit, drejtori Agron Hysenlliu, u shpreh, se struktura është e qëndrueshme dhe ka nevojë vetëm për riparime, që banorët të futen brenda.

Vaqarr/ Udhëtonte me fëmijët e mbesat, gjobitet për transport kopshti..?!

Një qytetar nga Korca tregon në “Stop”, se është ndaluar nga policia, e cila i ka kërkuar sediljen e posacme për fëmijët. Ai thotë, se fëmijën e ka 12 vjec dhe shumë të shëndoshë për këtë lloj sedilje.Por policia e ka gjobitur dhe në gjobë thuhet, se ka kundërshtuar forcat e policisë.Denoncimi i radhës për një problem të ngjashëm vjen nga Rigels Ymeri, një banor i Vaqarrit, i cili tregon, se janë 12 veta në familje dhe para 3 muajsh ka marrë një makinë 7 vendëshe. Një të shtunë e ndalojnë dy policë dhe i vendosin një gjobë 400 mijë lekë për komision me argumentin, se con fëmijë për transport në kopsht. Rigelsi thotë, se në makinë ka patur tre vajzat e motrës dhe djalin e tij, asnjëri në moshë kopshti. Tek OASH Tiranë, thonë, se nuk janë të autorizuar të japin shpjegime për median. Por gjoba është vënë dhe ai nuk ka paraqitur dokumentat. Sa për faktin ,që është e shtunë, zyrtarët mendojnë, se ka kopshte, që rrinë hapur edhe të shtunën.