Stop – Emisioni 96 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 96 (sezoni 6)

20:30 18/01/2021

Hitparade i absurdit shqiptar.

Në Zapod të Kukësit kanë rrëshkitur dherat dhe banorët kanë një javë të izoluar, Maksim Mustafa, kreu i njësisë administrative bën thirrje për ndihmë.Në Spitalin e Kamzës, pacientët e marrin serumin duke dridhur nga i ftohti, pasi aty nuk ka as dyer e as ngrohje.Në Kukës, janë marrë inerte në buzë të rrugës,megjithëse bëhet fjalë për zonë të mbrojtur.Në Krujë kanë hequr lapidarin dhe e kanë degdisur pas një magazine të vjetër. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.






Të ngjashme