Tirja e sanatoriumit hyn ne art, parlament e qeveri.

Pas skandalit të transmetuar në “Stop” lidhur me korrupsionin e sanitares së sanatoriumit Tire Alldervishi, një grup të rinjsh nga Shkodra kanë bërë një këngë për të.Nga ana tjetër, dje pasdite në sallën e parlamentit, kryeministri Rama i ka kushtuar plot 6 minuta në fjalën e tij rastit të transmetuar në “Stop”, duke thënë, se Tirja ishte një personazh i pështirë, që përfundoi pas hekurave.Rama ka falenderuar edhe gazetarët e emisionit për investigimin. 

Skandali/ Shkon te sherohet ne Covid 1, por vdes dhe grabitet ne spital.

Sonte në “Stop” trajtojmë një tjetër skandal në sistemin shëndetsor, kësaj radhe në spitalin infektiv, ose Covid 1. Djali i një 58 vjecari tregon, se i ati u shtrua në këtë spital në datën 22 dhjetor 2020 dhe humbi betejën me sëmundjën pas 5 ditësh, në 27 dhjetor. I biri thotë, se dy ditë para se babai i tij të ndërronte jetë, i ndjeri është grabitur në spital.Babai kishte me vete portofolin me 202 mijë lekë të vjetra dhe një kartë banke me pasëordin në xhep. Pacientit i janë vjedhur të hollat nga portofoli dhe karta e bankës, nga e cila janë bërë tërheqje nga bankomati.Djeli thotë, se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.Djali i të ndjerit tregon, se ka bërë denoncim në prokurori, por nuk është bërë asgjë.Stop investigoi këtë skandal dhe arriti të mbledhë të dhëna domethënëse për këtë rast.Vjedhja e pacientit nëpërmjet bankomatit është bërë në datën 25 dhjetor në orën 8 të mëngjezit, në një bankomat i Raiffaizen Bank, që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjeksisë. Gjithashtu hajduti ka tentuar të tërheqë lekë edhe nga qyteti i Durrësit në  një bankomat Credins Bank, por veprimi nuk është autorizuar.

Kamez/ Firma e rruges i prish avlline, bashkia merr persiper rindertimin.

Fatri Noka nga Paskuqani tregon në ‘Stop” problemin me avllinë e prishur, pas fillimit të projektit për ndërtimin e rrugës “Marin Barleti” në Paskuqan-Kamëz. Ai kërkon dëmshpërblimin për tokën dhe avllinë e prishur, ose shpronësim ose ndërtimin e murit rrethues, për ta kthyer në gjendjen, që ishte.Gazetarja e “Stop” uinteresua në bashkinë e Kamzës dhe pas këmbënguljes, bashkia mori përsipër rregullimin e murit rrethues me shpenzimet e saj, ndërsa punimet do të bëhen nga firma, që do të rregullojë rrugën.