Stop – Emisioni 98 (sezoni 5)


Stop – Emisioni 98 (sezoni 5)

21:02 15/01/2020

Intervistat/ Pjatat tradicionale shqiptare, qe preferojnë Vip-at.

Gazetari i emisionit “Stop” ishte në një aktivitet për ushqimin e turizmin dhe pyeti personazhet publikë për ushqimin e preferuar shqiptar.Secili kishte nga një përgjigje të vecantë për pjatën tradicionale, që kishte më për zemër. Klintoni i pyeti ata me humor edhe se cfarë konsumojnë para raportit intim.

Gjirokastër\ Biznesi I ngritur  nga paratë e vllait të ndjerë.   

Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së 30 milionë dhrahmive të të ndjerit Hajro Buzheri nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ky i fundit pranoi, që i kishte marrë këto para dhe me paratë e grabitura hapi një biznes privat në Kardhiq të Gjirokastrës të quajtur GJIBU dhe një tjetër në emër të gruas, të quajtur Kovi Al, përmes të cilit bënte kalimin e parave.

Gjirokaster/ policia në shërbim privat të biznesmenit që grabiti vëllain.

Islam Buzheri përdor edhe policinë e Gjirokastrës, për të mbrojtur biznesin e ngritur me paratë e nipërve.Ai udhëton me makinën e policisë, me të cilën shoqëron edhe nipërit në rajon.Emisioni “stop”ka ndjeku nga afër momentin kur policia shkon per t’i shoqëruar  në komisariat .

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi