Stop – Emisioni 98 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 98 (sezoni 6)

21:02 20/01/2021

Grabitja e pacientit ne spitalin Covid 1, prokuroria kerkon pamjet nga bankat.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pacientit, që humbi jetën në spitalin infektiv, Covid 1 dhe iu grabitën paratë në portofol dhe karta e  bankës.Prokurorja e cështjes Eriselda Bala thotë, se i ka cuar shkresa bankave, që ditën që është bërë denoncimi, por ato nuk kanë sjellë akoma pamjet filmike, për zbardhjen e ngjarjes.Nga ana tjetër përfaqësues të shoqatës “Together for life” thonë, se i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetsisë vendosjen e një numri të gjelbër për cdo spital covid, ku familjarët të marrin në cdo moment informacion për të afërmit e shtruar në spital, si dhe zyra informacioni në hyrje të cdo spitali covid.

Fier/ Dhunon barbarisht te atin 92 vjecar, gjykata e le djalin te lire.

Sot në “stop” trajtojmë rastin e një të moshuari 92 vjecar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen.Një cështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhë të dhunojë fort babanë e vet, për rreth dy orë, duke  i shkaktuar dëmtimë të shumta në fytyrë e fraktura në trup.Pasi u bë arrestimi i tij në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor.Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt- dëshminë mjeko-ligjore.I moshuari tregon, se ka dëmtime serioze në trup dhe ndihet shumë i frikësuar, se mos djali përsërit veprimin e rëndë.Familjarët nuk dinë, se cfarë bëhet me këtë cështje, edhe pse janë interesuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Në përgjigjen për emisionin “Stop”, nga prokuroria e Fierit na thuhet, se agresori është nën hetim dhe po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.Avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Vec kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje                                                

Dhunimi i 92 vjecarit/Gjyqtarja ve duart ne koke nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Për rastin e dhunës të së moshuarit 92 vjecar nga i biri, ne iu drejtuam psikologes Gejsi Ndoja, e cila thotë, se ankthi dhe trauma në këtë moshë mund të shkaktojë edhe trauma të rënda dhe probleme kardiake. Ajo thotë, se kurimi i pasojave kërkon kohë.E bija e të moshuarit tregon, se në seancë gjyqsore pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit. Sipas saj, gjyqtarja ka vënë duart në kokë, kur ka parë fotot dhe nuk arrinte të kuptonte, se pse agresori është nën masën “detyrim paraqitjeje”.Pas këtij momenti vajza tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për babain nga i biri.






Të ngjashme