Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Kokat europiane si femijë në Tiranë, sfidon presidenti amerikan

Pas videos së prezantuar para disa ditësh, ku liderët europianë shfaqeshin si fëmijë, përmes inteligjencës artificiale, në Tiranë, një tjetër krijim digjital po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqet presidenti amerikan Donald Trump në rolin e një rockeri, duke kënduar e perfomuar në skenë.

I vdekuri ngrihet prej 6 vjetësh nga varri e merr pensionin, ngjarja e rrallë

Jemi ndalur në Maminas me zonjën Flora Hidri, e cila tregon, se në vitin 2019 bashkshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon, se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi, se i ndjeri nuk ishte cregjistruar. Mendohej, që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.Ne u ndalëm në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës, refuzoi të jepte informacion, duke thënë, se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.Ne siguruam prokurat e paraqituara dhe ua vumë përballë notereve, që kishin firmosur, por të dyja ato thanë, se prokurat ishin të falsifikuara.Rama në gjurmët e 68 vjecarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërheq pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri.Zhegu tha, se e ka marrë pensionin dhe ia ka dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.

Mori miliona për divorcin, e për ta futur në pune, ç’i ndodhi mashtrueses

Rreth dy javë me parë trasmetuam një rast mashtrimi nga ana e shtetases Viola Sterjo. Në vitin 2022 Gjykata e Korcës lëshoi urdhër-arresti për Viola Sterjon, pasi u provua, se ajo kishte përvetsuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korca dhe Pogradeci. Por po e njejta gjykatë, më vonë e liroi atë. Pas lirimit, Sterjo rinisi mashtrimet.Një qytetar tregoi, se dy vjet më parë, do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha, se do ta ndihmonte, se ishte avokate.Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzes, ndaj denoncuesi, sipas këshillës së Violës, e coi vajzën në një klinikë private. Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjeksor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh.Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë, duke premtuar, t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.Ne u interesuam në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë, nuk ishte hapur asnjë proces divorci.Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjeksor për vajzën e denoncuesit.Të gjitha paratë i kishte marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë, që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.Pas këtij publikimi, krimi ekonomik nisi procedimin në gjendje të lirë për Sterjon, ndërsa ajo vetë i ktheu qytetarit shumën, që i kishte marrë për procesin e divorcit.

/tvklan.al