Laburistë apo Rilindas? Kokëdhima nga Enveri te Rama!

Gazetarët e “Stop” kanë realizuar intervista me humor me anëtarët e Kongresit socialist, që u mbajt të shtunën në 19 mars. Delegatët janë përgjigjur për alternativën, që do të zgjidhnin mes laburistëve dhe rilindasve, apo për vlerat e librit “Kurbani” të Edi Ramës dhe “The third ëay” të Tony Blair. Më pas shfaqen foto të papublikuara më parë të deputetit Koco Kokëdhima me udhëheqësin e partisë së Punës Enver Hoxha.

 

Përmet, i dënuar, por profesor i Edukatës Qytetare!

Në Përmet një person, është i dënuar me vendim gjyqësori,por tani jep mësim lëndën e Edukatës Qytetare. Drejtoresha Alma Hoxha thotë, se nuk ka dijeni për këtë fakt. Sa për një tjetër rast, kur profesori ka mbushur moshën e pensionit, drejtoresha thotë, se do të rrijë, deri kur të plotësojë vitet e punës.

 

Mungesë protezash në spitalet e menaxhuara nga ministri Beqaj!

Në spitalet tona mungojnë protezat e cdo lloji, në kohën që “shëndetësia falas”, është kthyer në flamurin, që valëvit cdo ditë qeveria dhe kryeministri Rama. Kjo situatë pritet të zgjidhet me prokurorimin e 50 milionë lekëve. Opozita thotë, se vetem ne vitin 2015 “Ministri Intech+” ka fituar 14 tendera me vlere gati 7 milionë euro.