Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan Deliu i cili ka denoncuar kushërirën e tij Lumturi Shabani se i marrë pronësinë e shtëpisë me dokumente të falsifikuara.
Me kamerën e fshehtë të “Stop”, vetë qytetari Artan Deliu takon Lumturi Shabanin dhe i kërkon llogari, se çfarë dokumente kishte për shtëpinë që e konsideron të vetën. Por ajo i përgjigjet se ka shtet ku do të shpjegohet.
Qytetari-Si e ke blerë ti këtë shtëpi? Babi ka pas kontratë, që në 2004-ën.
Lumturi Shabani-Lëre kontratën e babit, s’di unë ça ka babi. Babi e ka lënë te shtëpia ime.
Qytetari-Ne të lamë ty atëherë për të bërë yzmet.
Lumturi Shabani-Ti s’më ke lënë fare! Unë e kam gjet vetë babin.
Qytetari-Po jo moj, se të ka gjet Besniku ty, s’e ke gjet babin ti.
Lumturi Shabani-Mua Besniku?
Qytetari-Më trego, si e ke blerë këtë shtëpinë ti?
Lumturi Shabani-Ka Shtet! Të gjitha do t’i tregoj.
Qytetari-Si ka Shtet? Po mirë mo, ti thu, që e kam blerë, që në 2012-ën unë?
Lumturi Shabani-Po ç’ke mo, ti?
Qytetari-Si e ke blerë më 2012-ën ti?
Lumturi Shabani-Mos bërtit, se jam në punë unë! Dil njëherë! Dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë!
Qytetari-Hajde, se flasim jashtë!
Lumturi Shabani-Jo, jo ec!
Qytetari-Jo mo, flasim jashtë!
Lumturi Shabani-Më ke çu në Polici? Unë i kam të gjitha dokumentat.
Qytetari-Ok, çfarë dokumentash ke?
Lumturi Shabani-Të sqarohemi në Polici.
Qytetari-Çfarë dokumentash ke?
Lumturi Shabani-Kontratën e shtëpisë.
Qytetari-Ça kontrate ke ti?
Lumturi Shabani-Kontratën, që kam blerë shtëpinë.
Qytetari-Kur e ke blerë ti? Në 2012-ën?
Lumturi Shabani-Po!
Qytetari-Si e bleve në 2012-ën?
Lumturi Shabani-Mo po ç’punë ke ti me mu tani? Ik ankohu! Më hidh në gjyq, mo vlla!
Qytetari-Por po të dalin fallso, çfarë do bësh ti?
Lumturi Shabani-Ka Shtet!
Qytetari-Si? Po normal, që ka Shtet! Unë do ta verifikoj! Shteti do t’i verifikojë të gjitha!
Lumturi Shabani-Ik më hidh në gjyq! Ik ku të duash! Ku të duash!
Qytetari-Unë do të çoj në Prokurori. Edhe ti i ke letrat fallso.
Lumturi Shabani-S’ka gjë, le t’i kem! Ç’ke ti?
Qytetari-Po ti do të hysh në burg, moj!
Lumturi Shabani-Do e shohim! Ç’ke?
Qytetari-Ja ktu do jemi. Ok!
Qytetari Artan Deliu shkon tek zyra ligjore e firmës “Joni shpk” dhe aty nuk e sqarojnë, se pse e kanë bërë këtë veprim. Ditën tjetër vetë përgjegjësi i zyrës deklaron, se këtë gjë nuk e ka bërë ai, por fajin ia ngarkon Vjollca Hoxhollit administratores së firmës “Jon shpk”.
Qytetari-Unë kam një kontratë blerjeje, që keni bërë ju.
Avokatja Alberta Gega-Me kë?
Qytetari-Me Lumturi Shabanin. Ju e keni bërë këtë shitjen?
Avokatja Alberta Gega-Zyra e ka bërë. Firma.
Qytetari-Kush firmë?
Avokatja Alberta Gega-Firma “Gora”, “Joni”, më fal.
Qytetari-Joni?
Avokatja Alberta Gega-Po!
Qytetari-Po, se unë ia kam blerë “Joni shpk” . Ku ka dalë, se unë e , që njëherë jepet leja.
Avokatja Alberta Gega-Ka qenë pronë e Jonit. Ne kemi shitur pronën e Jonit, jo të Gorës.
Qytetari-Po unë e kam blerë me Gora, doli Joni.
Avokatja Alberta Gega-Ka qenë gjithmonë Joni.
Qytetari-Ok, unë do të bëj denoncim Alberta.
Avokatja Alberta Gega-Urdhëro! E e ke hapur rrugën. Ku e ke kontratën?
Qytetari-Ja ku e kam.
Avokatja Alberta Gega-Kontratën tënde.
Qytetari-Ja ku është kontrata e babait tim.
Avokatja Alberta Gega-Ku e ke? Kjo kontrata, që ke ti këtu?
Qytetari-Po!
Avokatja Alberta Gega-Është me Gorën.Kurse kjo e ka blerë tek Jon. S’ka lidhje Gora me Jonin fare.
Qytetari-Unë e kam blerë tek Gora, ku doli Joni tani?
Avokatja Alberta Gega-Po ça të them unë tani?! Joni i ka!
Qytetari-Si?
Avokatja Alberta Gega-Vijnë të gjithë dokumentat me Joni. Çfarë të të them unë ty? Pyet Vjollcën, pse ka dalë tek Gora.
Qytetari-Po ku e di unë, ku është Vjollca?
Avokatja Alberta Gega-Po gjeje mo! A je i interesuar, për ta gjet?
Qytetari-Unë nuk e njoh Jonin, unë e kam blerë tek Gora Shpk. Ku ka dalë ky Joni dhe si e blen kjo në vitin 2012?
Shefi – O Bertë hajde! Hajde, hajde, hajde!
Qytetari-Si e blen kjo?
Avokatja Alberta Gega-Flit me shefin o vlla, ç’punë ke me mu? S’ka shance ta marri shtëpinë ty!
Qytetari-Po të lutem tashi! Mu më ka marrë shtëpinë dhe unë kam ardh nga Greqia tani. E ka shitur shtëpinë goca e xhajës tim.
Shefi-Kush është Lumturi Shabani?
Qytetari-Goca e xhajës tim.
Shefi-Ka qenë me kontrate porosie.
Qytetari-Po!
Shefi-Për një shtëpi tek Joni.
Qytetari-Po, ku? Nga e ka blerë në 2012-ën ajo?
Shefi-Prit mo, një sekondë! Pse të ka ikur ty ajo shtëpia, që thua ti? Prit mo, se ta gjej unë! Ta gjej unë ty…ta gjej unë. Ja ku është Lumturia, kontratë porosie dhe çfarë ka ndodh ka bërë dhe mandat arkëtimi dhe ka paguar lekët. E shikon?
Qytetari-Po!
Shefi-E ka blerë! Dhe unë kam firmosur këtu. Gora, kjo është Gora Berta.
Avokatja Alberta Gega-Kush?
Shefi-Një sekondë, një sekondë…!
Shefi-Nga Joni, kontratë-shitjeje e kanë kësaj Lumturi Shabani e kanë bërë te Gora. Tani e kemi bërë nga Jon tek Gora, e kemi bërë kalim të drejtash.
Qytetari-Si e bleu në 2012-ën, dhe goca e xhajës tim e bleu me Jonin?
Avokatja Alberta Gega-Arben Shabani, Lumturi Shabani, cfarë thotë kjo këtu?
Qytetari-Po!
Avokatja Alberta Gega-Ça është kjo kshu?
Qytetari-S’di gjë unë?
Avokatja Alberta Gega-Unë s’e di fare, se si kam bërë unë këto!
/tvklan.al