Studentët e Fakutetit të Farmacisë, që u diplomuan në korrik 2016 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, i janë drejtuar emisionit “STOP” pasi nuk mund të japin provimin e shtetit më 5 janar. Arsyeja është se u mungon kartoni i diplomës.

Pa këtë provim, nuk ushtrojnë dot profesionin rreth 58 studentë.

“STOP” flet për këtë shqetësim me farmacistë, studentë, presidenten e Urdhrit të Farmacistëve dhe Rektorin e Mjekësisë. Në fund duket, se është gjetur një zgjidhje, duke caktuar një tjetër datë në janar, për provimin e shtetit.

Presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Thoma, ngre shqetësimin për këtë çështje dhe thotë se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

stop3

Urdhri i Farmacistëve, përderisa merr përsipër regjistrimin e këtyre kandidatëve në listat përkatëse dhe këto lista ia delegon AKP – së, e ka ngritur si shqetësim që në muajin tetor mospajisjen e këtyre studentëve me diploma. Fillimisht është një shqetësim i cili është ngritur pranë rektoratit dhe më pas është përcjellë në Ministrinë e Arsimit sepse ishim para faktit që këta studentë të tëra përcaktimet i kishin kaluar me sukses. Provimi i Shtetit organizohet dhe përcaktohet nga Ministria e Arsimit. Ishte ky institucion që ne i drejtuam pyetjen sesi do të procedohet me këta studentë. Sot e kësaj dite jemi në mungesë të kësaj përgjigjeje.”

stop1

Ndërkohë rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata në një bisedë telefonike me gazetaren e “STOP” thotë:

“Rektori – Sa u ndava nga ministrja, thotë do hapi një sezon të ri për provimet e shtetit në janar. Do të marrin diplomat …

Gazetarja – Atëherë u hap?

Rektori – Do hapim një sezon të ri, pra nuk do ta japim në datën 4, por besoj brenda… do ta japim brenda janarit. Do hapim një sezon të ri për këto provimet e shtetit.

Gazetarja – Po. E morët konfirmimin nga Ministria e Arsimit?

Rektori – Po, po, po. Me kë po merr? P.sh nga ministrja.

Gazetarja – Profesor, jeni i disponueshëm të na jepni një intervistë?

Rektori – Po s’jam mi xhan, jam super i zënë tani. Më kupton? Që të talleni ju, pastaj, kur të dilni aty. Se i dhashë nja dy orë intervistë për ato 20 minutat edhe filloni talleni pastaj, kur dilni aty tek “Stopi”.

Gazetarja – Jo absolutisht.

Rektori – Se keni tall bythën, sa herë ju ka dashur qejfi. Po Sajmirin do ta takoj pak vetë do t’ia them.

Gazetarja – O zotëri, tani nuk është…

Rektori – Ne jemi, shiko tani në qoftë se ka një njeri më korrekt me ju dhe me të gjithë shtypin, unë kam qenë. Por që të tallni bythën, siç e keni tallur, ajo është e pafalshme.

Gazetarja – Zotëri ne telefonojmë, themi kush jemi, paraqesim problematikën. Nuk ka të bëjë fare tallja.

Rektori – Problematika, jo problematika.

Gazetarja – Edhe gjuha, që po flisni ju, nuk është fare etike njëherë. Më vjen keq, ky fjalor, që përdorni.

Rektori – Pse është etike, që të tallesh me njeriun, kur del në televizor?

Gazetarja – Jo. Unë e di, që është e drejtë të trokas në derën tuaj në momentin, që më vjen një denoncim, një ankesë, një kërkesë.

Rektori – Atëherë, atëherë.

Gazetarja – Prezantohem kush jam dhe nuk flas fare me fjalor të tillë.

Rektori– Atëherë nuk kam asnjë gjë me ju, se s’jam aty, ndërkohë ti po më kërkon një takim dhe unë do ta lë takimin, kur të kem kohë. Apo jo?

Gazetarja – Në rregull! Unë e kam kërkuar tashmë takimin.

Rektori – Atëherë e ke kërkuar takimin, kur të mbaroj, kur të kem kohë unë, do të lë takimin ty.

Gazetarja – Në rregull! Megjithëse është e drejta me ligj, domethënë e drejta e informimit por..

Rektori – Edhe drejta e informimit, e drejta e informimit mund ta marrësh me shkrim, edhe mund të sqaroj me shkrim, për gjithë çështjet që ke.

Gazetarja – Po sigurisht, është detyra juaj mbi të gjitha.

Rektori – Jo detyra ime është mbi të gjitha, që t’ju sqaroj me shkrim. Mund të jap intervistë, mund të mos jap intervistë dhe kjo është e drejta ime. Apo jo?

Gazetarja – Në rregull.

Rektori – Atëherë është e drejta ime jap apo s’jap. Të jap apo të mos jap intervistë me gojë.

Gazetarja – Po duhet të më sqaroni, është e drejta e informimit. Se unë vij trokas, kam këtë paqartësi. Ligji parashikon… eprori…

Rektori – Atëherë çfarë paqartësie që ke bëje me shkrim, atë çfarë ankese ke dhe çfarë paqartësie ke dhe ne t’i shpjegojmë me shkrim.

Gazetarja – Po në rregull me shumë dëshirë madje. E doni edhe korenspodencën me email, me shumë dëshirë.

Rektori – Jo, moj jo, na e ço me shkrim, leje me shkrim tek sekretarja. Do të sqarojë ………

Gazetarja – Sapo isha tek sekretarja, ja kam lënë takimin, numrin dhe çështjen e ankesës.

Rektori – Atëherë midis takimit dhe zgjerimit janë dy gjëra të ndryshme. Ju filloni çfarë ankese keni dhe ne do t’ju sqarojmë me shkrim.

Gazetarja – Sigurisht! E lashë edhe tek sekretarja.

Rektori – Patjetër xhan.

Gazetarja – Të përshëndes!

Rektori – Të përshëndes dhe unë! Hajt!” / tvklan.al