Stop kthen në punë 300 mësues


Stop kthen në punë 300 mësues

21:10 15/09/2020

Nisin hetimet për Zyrën Arsimore në Dibër

Emisioni “Stop” ishte sërish në Dibër për abuzimet e Zyrës Arsimore. Viti i ri shkollor atje po nis me 300 mësues mangët dhe procesi mësimor në këto kushte bëhet i pamundur. Kjo pasi 300 mësuesve u është ndërprerë kontrata në shkelje ligjore në korrik të 2020. “Stop” ka inspektuar disa shkolla, që vuajnë këto mungesa. Pas ndjekjes së përsëritur të këtij problemi nga ana e emisionit “Stop”, njoftohemi se 300 mësuesve do u lidhet sërish kontrata.

Nga ana tjetër drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, kërkon të justifikojë gjithë problemet në institucionin, që ajo drejton. Drejtoresha thotë, se nuk ka bërë asnjë shkelje edhe pse prokuroria ka nisur hetimet ndaj saj dhe një drejtori shkolle i cili është paguar ndërkohë që nuk ka qenë në punë.

Drejtori i shkollës Selishtë Avdi Delishi, sipas investigimit të emisionit “Stop”, është larguar në Mars të vitit 2020 në Angli dhe është paguar për muajin Prill, Maj, Qershor, Korrik, në shkelje nga Zyra Vendore Arsimore Dibër.

Menjëherë pas publikimit në emisionin “Stop”, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, njoftoi se drejtori Avni Delishi dhe drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Dibër, Brikena Dani po hetohen penalisht.

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniÇfarë është bërë, çfarë është keq këtu?

GazetariKishim dhe diçka tjetër këto punësimet në kohë pandemie..

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniTani ne kështu e lamë, që neve do ishim në një variant dhe ishte çështja e kontratave dhe unë thashë keni ardhur dhe ne do ta bëjmë atë intervistën, se jemi shumë larg dhe do ta flasim.

GazetariE flasim pak parimisht dhe këtë të punësimit, që janë bërë jashtë…

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniPo tani, si parimisht? Nëse ne e flasim parimisht të gjitha, t’i nuk do ndalesh.

GazetariJo tre kam unë, ja një, dy, tre..

Drejtoresha  ZVA  Dibër, Brikena DaniDhe unë dua, që ti të vish herë tjetër! Këtë punë kemi ne. Ju do vini prapë dhe ne do flasim për të gjitha.

Gazetari-Këtë të punësimit në kohë pandemie,nuk na jep dot një shpjegim?

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniNuk ka punësim në kohë pandemie.

GazetariKa, ka!

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniPër nevoja, tani nuk do linim pa punësuar, nuk e di, nuk e di, për ça rasti konkret flisni.

GazetariJa kam ca emra këtu!

Drejtoresha ZVA Dibër, Brikena DaniTani të gjitha emra, duhet ta zgjasim akoma, duhet të flasim prapë.Ti do vish prapë…Ti do vish prapë. /tvklan.al




Të ngjashme