“Stop” mbush 5 vjeç, historiku i emisionit në 5 minuta



“Stop” mbush 5 vjeç, historiku i emisionit në 5 minuta

20:56 04/01/2021

Si sot 5 vjet më parë, nisi projekti më i ri i televizonit Klan, emisioni satiro-investigativ “Stop”.

Garancia e logos së TV Klan, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të sprovuar në disa dekada përvojë televizive, mbështetur nga stafi i gazetarëve, operatorëve dhe montazhierëve më të talentuar në tregun mediatik, i vunë vulën nisjes me këmbë të mbarë të programit. 

Dhjetëra denoncime, investigime, zgjidhje problemesh, dhjetëra familje të bëra me shtëpi, ka qenë misioni i emisionit “Stop”, që në nisje 5 vjet më parë e deri më sot në emisionin 1133.

Në këtë 5-vjetor të programit, në 5 minuta ju sjellim një historik të shkurtër të rrugëtimit të “Stop”.

Emisioni “Stop” me një transmetim 5 herë në javë, nga e hëna në të premte, në orën 20:05 ka mbërthyer miliona shqiptarë para ekranit dhe është bërë zëri i tyre për shumë problematika./tvklan.al







Të ngjashme