Raimond Cani është mësues në shkollën 9 – vjeçare të fshatit Sopoti, në Dibër. Ai duhet të ecë çdo ditë rreth 1 orë në këmbë për të shkuar në punë, pasi u transferua nga shkolla ku ishte, në një tjetër.

Problemi kryesor është fakti se zoti Cani është pjesërisht invalid, ai ecën me vështirësi, megjithatë, kërkesa e tij për t’u transferuar në një institucion arsimor më afër, ka rënë në vesh të shurdhët.

Është ky rasti i përcjellë mbëmjen e sotme, në pjesën e parë të emisionit investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Gazetarja e emisionit udhëtoi drejt Dibrës për të parë nga afër rrugën që përshkon ky mësues.

mesuesi

“Unë jam i pamundur fizikisht që të përballoj çdo ditë këtë rrugë. Kam probleme me këmbën e djathtë që e tërheq zvarrë, kam problem me krahun dhe njëkohësisht me shikimin. I jam drejtuar edhe Kryeministrit, kur më kanë ardhur shkresat, por që prej Tetorit e deri më sot, unë nuk kam marrë qoftë edhe një përgjigje të vetme. Gjendja ime po rëndohet.”

Për të shkuar në këtë shkollë, ky mësues është i detyruar që të bëjë rrugën çdo ditë në këmbë.

mesuesi 2

“Më duhet që të ngrihem që në orën 6, në 7 të filloj të bëj lëvizje, të arrij tek rruga kryesore që të çon për në Peshkopi. Nga aty duhet të vazhdoj për sipër në këmbë. Rastis ndonjëherë ndonjë me makinë, por në të shumtën e rasteve jam i detyruar ta bëj në këmbë.”

Cani kërkon që të transferohet në një shkollë ku të paktën mund të shkojë makina…

mesuesi 3

Nuk kërkon të rritet në detyrë, e vetmja gjë që ky mësues kërkon nga Drejtoria Arsimore e Bulqizës, si dhe nga Ministria e Arsimit është që ta transferojnë në një shkollë më afër shtëpisë së tij, në mënyrë që të ushtrojë profesionin e tij dhe që ky i fundit të mos i rëndojë shëndetin./tvklan.al