Emisioni “Stop” në Tv Klan u është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha të bëra në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes. Kryedemokratik Basha deklaroi se emisioni “Stop” po përdoret nga pushteti. Por, “Stop” i tregon drejtuesit të PD-së dhjetëra raste të publikimit të skandaleve të qeverisë socialiste.

Drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra lexoi një qëndrim redaksional të emisionit duke iu përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës. Kurse drejtuesi tjetër, Gentian Zenelaj theksoi se “Stop” jep vazhdimisht kontributin për një Shqipëri më të mirë, duke denoncuar skandale dhe afera pavarësisht se kush është në pushtet.

Saimir Kodra: Jo më larg se mbrëmë në emisionin “Opinion” doli dhe tha: “Vegël qorre e pushtetit”. I tha emisionit Stop, mua mesa duket.

Gentian Zenelaj: Po mua pse? Unë s’jam qorr!

Saimir Kodra: Jo më larg se mbrëmë, pata një ndërhyrje nëpërmjet telefonit për ta sqaruar Lulin që pse e the këtë mor Lul.

Gentian Zenelaj: Çfarë e ka shtyrë Lulin me më thënë mua vegël qorre?

Saimir Kodra: Sigurisht që gjuha ime dhe e kolegut nuk është për të pastruar gojën pas buke, por që dhe për të folur ndonjë fjalë. Megjithatë sot nuk më lanë, të gjithë, redaksia, Gentiani, kryeredaktorja, gazetarë, operatorë, sot thanë ti nuk do flasësh me gojën tënde se e dimë ne çfarë thua ti. Edhe më kanë dhënë një dy fletë të shkruara, ku secili ka dhënë opinionin e tij. Si rrallëherë do të më shikoni me një letër përpara siç del Luli në fjalimin e tij kur i kanë thënë që ke lobuar me paratë ruse ose kur e akuzuan për Rrugën e Kombit. Ose ku e di unë për ca gjëra të tjera, del e mban një fjalim. Luli, ki durim, dhe për të gjithë ata që duan të dëgjojnë njëherë e mirë që emisioni Stop nuk është vegël qorre jo e këtij pushteti, dhe asnjëri që do të vijë pas jush.

Gentian Zenelaj: E mo se është e nxituar…

Saimir Kodra: Stop redaksionale, kështu e ka titullin prandaj jam i detyruar ta lexoj me letër. Edhe kanë shkruar: “Kreu i PD-së Lulzim Basha mësyu të enjtën në studion e emisionit Opinion nga ku na quajti vegla qorre të propagandës qeveritare. Pavarësisht se e dimë shkakun e vërtetë të trazimit të Lulit, i kujtojmë atij se sa për të vërtetat që Stop ka folur, investiguar, qysh nga emisioni i parë, nuk ka pasur e nuk ka dashur as mbështetjen e Lulit e as të kundërshtarëve të tij politikë. Rivali i tij na quan media kazan, kur nuk i pëlqejnë të vërtetat e publikuara nga emisioni Stop dhe jo vetëm. Ndërsa Luli opozitari i etiketon vegla qorre për të njëjtat arsye se mendon që sulmojmë vetëm Lulin. I kujtojmë opozitarit Lulzim se nuk na ka intimiduar as në pushtet e as në opozitë, njëlloj siç emocionohemi përballë pushtetit dhe kundërshtarëve të tij politikë. Kemi publikuar me dhjetra skandale të qeverisë socialiste, e po aq afera të opozitës së Lulzimit dhe kunatit tënd Luli. Të Erjonit, kunatit tënd, kanë qenë pafund. Kur Lulzimi fliste për manipulimin e votave në Dibër, emisioni Stop faktonte me zë dhe figurë paratë që numëroheshin nga zyrtarë socialistë, edhe pse riskun që mund të quheshim vegla në shërbim të Lulit. Por, politikanët nuk na kompleksojnë dot, në pushtet a opozitë qofshin, pasi kemi bindjen që janë zanafilla e zullumit në këtë vend. Në redaksinë tonë, jo më larg se dje, mbërriti një informacion për të burgosur që do liroheshin nga burgu i Fierit për të organizuar trazira në protestën që është duke u zhvilluar tani. Meqë policia nuk kishte kohë të na përgjigjej, e meqë flakën dhe tymin po ja shohim çdo ditë kësaj lloj situate në shkolla e ambiente publike, ne vendosëm ta publikojmë siç bëmë. Në kushtet e flakës dhe zjarrit që na propozojnë çdo ditë ithtarët e tu Lulzim, nuk e menduam dy herë. Të paktën mesazhi të dëgjohej nga zyrtarët, siç u dëgjua dhe ju dhe ju dogji pak Luli. Nuk e kuptuam kurrë zellin për të marrë përsipër mesazhin e burgut të Fierit. Menduam se do ta interpretonit që socialistët po përgatisin trazira nga burgjet dhe t’jua a faturojnë juve pasojat. Por, pas deklaratës së ambasadës amerikane Luli, nuk u mendove gjatë. Po kështu, dhe ndërhyrjen e zhurmshme që bëre në emisionin Opinion, njëkohësisht dhe deklaratën e Monikës që në të njëjtin emision foli për vetëgjyqësi. Pak ditë më parë, Presidenti dhe aleati yt Ilir Meta kërkoi informacion për sigurinë në burgje, ndaj dhe ne e gjetëm me vend sensibilizimin. Për ta përmbyllur Lulzim, nuk të kemi ne faj për akuzat e parave ruse. Ato shko e sqaroji në organet e drejtësisë, edhe pse ndër vite nuk i ke pasur fort qejf ato. Lëri të qetë punonjësit e administratës e bashkive që kontrollon. Mos ua merr firmat çdo orë që të mos shkojnë në aktivitetet e kundërshtarit tënd. Mos bë njësoj siç bëjnë drejtuesit e administratës që kontrollojnë punonjësit mos të vijnë tek ty. Na jep një model të ndryshëm të të besojmë se dhe kemi nevojë Luli. Deri në një komunikim tjetër suksese në jetë. Faleminderit”.

Gentian Zenelaj: Luli im i dashur, ju premtoni që do ta rregulloni Shqipërinë kur të vini në pushtet, nëse do vini në pushtet. Emisioni Stop, gazetarët, montazhierët, kameramanët, Saimiri dhe unë, Bona kryeredaktorja, po mundohemi ta bëjmë çdo ditë Luli, me Edin në pushtet, me lali Erin, me lali Lulin, me lali Berishën, me gjithë këto lalat që na kanë rrethuar.

Saimir Kodra: Ndërkohë që ti thua që do të rregullosh Shqipërinë, por që për të pasur arsye për ta rregulluar, ke filluar ta djegësh tani, që kur të vish, të thuash ja tani do ta rregulloj. Luli, të uroj gjithë të mirat, shëndet dhe para. Gjithsesi, beteja e ne veglave qorre të qeverisë, sigurisht nuk do të rreshti kurrë me çfarëdo qeverie qoftë në pushtet, nesër dhe ti po qe. Prapë do të jemi po aq qorrë sa kemi qenë gjithë këto vite në gjithë punën tonë.

Gentian Zenelaj: Po si ta zuri goja për gazetarët tanë mo. Gazetarët tanë na i ka shqyer policia.

Saimir Kodra: Lëre, ska gjë, nuk ka problem. Luli, në qoftë se do kishe pyetur Salianjin, Gridën, ato që ke përqark, keni bërë të paktën ju si parti 20 konferenca për shtyp referuar denoncimeve që ka bërë emisioni Stop. Në protestat tuaja, emisioni jonë ka qenë mentori juaj, inspiruesi i protestave.

Gentian Zenelaj: Si mundet të nxirrni pamjet e veglës qorre të qeverisë.

Saimir Kodra: Edhe diçka tjetër, që në protestë kishte thënë do marri gruan dhe fëmijët. Sigurisht Luli që ti i merr në protestë përpara Kryeministrisë me lule dhe blice celularësh. Më pas i çon në shtëpi dhe turreni të gjithë atje tek Parlamenti me gaz e me fishekzjarre, me gaz e me tym. Dhe fëmija im që është aty mbytet nga ai gazi lotësjellës që përdor policia për ata njerëzit që ti nuk i kontrollon dot më. Sa e doni ju këtë vend mor Luli, aq sa e do kunati jot pafund. Kunati jot që… ta kam treguar dhe do të ta tregoj prapë. Këtë jo për hakmarrje, por për të treguar që ti je vegla më qorre e gjithë kësaj shoqërie. /tvklan.al