Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi denoncimin e zonjës Rina Qyra. Ajo ishte debitore, pasi nuk kishte shlyer dot një kredi të marrë.

Kjo çështje kaloi te Micro Credit Albania, e cila kërkoi sekuestro prone. Përmbaruesi Fatos Alimadhi bëri fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila kishte pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra.

Alimadhi pretendoi se mund të bllokonte pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma ishte gjallë dhe për më tepër ndarja nuk ishte bërë ende me gjyq. Në Prill 2023, Idaet Rusi nga Pogradeci tregoi se bleu me këste një frigorifer në Korçë, duke vërtetuar me fatura pagesat e kryera. Por me urdhër të përmbaruesit Fatos Alimadhi i ishte bllokuar paga.

Me ndërhyrjen e gazetarit të “Stop”, paga e qytetarit Idaet Rusi, u zhbllokua. Pas shumë rasteve të shkeljeve të denoncuara e transmetuara në “Stop”, Ministria e drejtësisë mori vendimin për heqjen e licencës së përmbaruesit Alimadhi.

Vangjel Kosta, kryetar i komisionit: Kanë ardhur këto përgjigjet dhe ne jemi duke u koordinuar me njeri-tjetrin, për të gjetur momentin më të përshtatshëm për t’u mbledhur.

/tvklan.al