Kozeta Lelaj nga Vlora, prej 4 vjetësh ka punuar si sanitare në shkollën jo publike “Drita e Dijes” në këtë qytet. Më 29 Shtator 2011 pëson një aksident në punë dhe përfundon në spital.

Pasi e mori veten, e çoi në gjyq çështjen për dëmshpërblimin e pasojës së aksidentit dhe vendimi ishte që punëdhënësi detyrohet ta dëmshpërblejë me 8 milionë lekë të vjetra.

Por paratë nuk u dhanë kurrë.

Administratorja e shkollës shprehet se vendimi do të ekzekutohet, ndërsa bashkëshorti i saj thotë se ka pritoritete të tjera…

“Në vitin 2007 fillova punë tek shkolla jopublike “Drita e Dijes” dhe pas 4 vitesh, më 29 Shtator 2011, kur po ndërtohej shkolla e re pësova aksident, duke larë xhamat e fasadës së shkollës, bie. Nuk mbaj mend asnjë gjë. Më kanë çuar në spital. Pas 4 ditësh dal nga spitali në gjendje të rëndë. U detyrova të vija në Tiranë, tek motra ime. Ajo u shkëput nga puna rreth 3 muaj. U bëra më mirë, erdha në Vlorë dhe u detyrova i hodha në gjyq. Edhe krim të kisha bërë do të ishte mbyllur kjo çështje. Pas 5 vjetësh e fitova, i kisha të gjitha, isha aksidentuar në punë”.

Gazetarja – Sot e kësaj dite, i ke marrë ato lekë?

“Absolutisht asnjë gjë! Nuk e meritoja, kam punuar me djersën e ballit! E kam kërkuar atë punë, por jo të më flakin ashtu, kur në fund isha një zero. Kam lënë kockat, kam punuar orar pa orar, ditë-natë, vetëm me një ditë të diele pushim”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, shkolla “Drita e Dijes” detyrohet të dëmshpërblejë Kozeta Lelajn me vlerën prej 8 milion lekëve të vjetra, por ky dëmshpërblim ende nuk ka ndodhur edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi.

Administratorja

Do ta ekzekutojmë në momentin kur të kemi gjendje financiare, do ta ekzekutojmë, pa merak.

Gazetarja – Më 29 Janar 2016 vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit dhe nuk është ekzekutuar?

Administratorja

Do ekzekutohet që në momentin që do të kemi një të ardhur financiare. Unë afat nuk të lë dot ty. Ne do ta ekzekutojmë këtë lloj vendimi që është marrë.

Gazetarja – Kur do ta ekzekutoni, se ka kaluar një vit e gjysëm?

Administratorja

Do ta ekzekutojmë ne në momentin që kemi, se kishim llogari bankare për të kryer, do mbarojmë me ato dhe do të ekzekutohet.

Gazetarja – Sa mund të zgjasi, se mund të zgjasi 5 vjet?

Administratorja

Po mbase dhe nuk do të zgjasi. Unë nuk mund të të them një moment të caktuar, në një kohë të caktuar. Do ta ekzekutojmë.

Arjan Xhaferllari (bashkëshorti i administratores) – “

Për vendimin e gjykatës, jam për ta ekzekutuar, por kam disa prioritete. Prioriteti i parë është të likujdoj mësuesit, do likujdoj kredinë, se kam marrë kredi, se kam bërë investim të ri, edhe çfarë do më ngelet pastaj do t’i jap përparësi asaj për ta zgjidhur”.

Gazetarja – Çështja është se kur?

Arjan Xhaferllari

 “Kaq kisha për të thënë. Komente të tjera nuk bëj”.

/ tvklan.al