Ditën e sotme ka shpërthyer një skandal, ku tre persona janë akuzuar se mashtronin qytetarët shqiptarë me dokumente false, duke u premtuar punësim dhe studim në Kanada, Australi, Angli etj.

Në qendër të hetimeve është vënë zyra e agjensisë Ande – LM.

stop 1

Gazetari i emisionit investigativ “Stop”, Olsi Çalaj  ka shkuar pranë zyrave të angjencisë Ande-LM, në Tiranë në pronësi të Luli (Luljeta) Makashit.  Pranë kësaj zyre kanë aplikuar për viza punë në Kanada më shumë se 500 persona. Por mëngjesin e sotëm presidentja e kësaj zyre,  Luli Makashi ka dalë jashtë Shqipërie dhe i ka lënë personat që qëndrojnë në radhë përpara zyrës, në mëshirë të fatit. Çdo aplikant ka shpenzuar minimalisht 15 mijë dollarë, për të marrë një vizë punë në Kanada.

stop 2

Rasti i parë:

Gazetari: Prej sa kohësh keni aplikuar dhe sa ka qenë shumë që ju keni dhënë?

Qytetarja 1: Unë kam aplikuar në 27 Shkurt të viti 2015. Mu tha që duhet të bëj pagesën, për arsye lekësh e bëmë pjesë-pjesë. Kam bërë 8 mijë dollarë, 4 mijë dollarë dhe 1 mijë e 2 qind dollarë, i kam të gjitha me konferta bankare dhe kam shkruajtur aplikon filania për permanent rezident.

stop qt 2

Rasti i 2

Qytetari 2: Sipas kontratës që kemi lidhur me Ande  – LM, me Luli Makashin.

Gazetari: Për ku keni aplikuar?

Qytetari 2: Kemi aplikuar për në Kanada, për në shtetin kanadez, për vizë të rregullt dhe kontratë të rregullt pune. Pas një viti na e kthyen, doli një ligj i ri që kishte nxjerrë qeveria kanadeze. Gjithmonë sipas fjalëve të agjencisë, ne e kthyen me viza emigrimi, bëmë dhe pagesën për familjen, kush ishte i martuar me fëmijë. Pasi kemi dorëzuar dokumentacionin përkatës, bëmë të gjitha pagesat. Janë të rregullta, me mandat pagese në bankë.

Gazetari: Sa keni paguar deri tani?

Unë kam paguar rreth 18 mijë e 900 dollarë, si puna ime ka me  15 -16, ka me 20, ka me 12, kush ka qenë singëll, kush ka qenë vetëm.

stop qt 3

Rasti i 3

Gazetari: Prej sa kohësh keni aplikuar dhe sa keni paguar deri tani?

Qytetari 3: Deri tani kam paguar rreth 15 mijë dollarë. I thamë që si do të vazhdojë ky proces, sepse nuk u finalizua me sukses. Patjetër, thotë kjo. Unë për ju po mundohem të marr një kredi. Pastaj po mundohem të lidhem me disa investitorë shumë të fuqishëm dhe do tua kthej lekët shumë shpejt.

Gazetari: Sot keni kërkuar një sqarim në këtë zyrë?

Qytetari 2: Tek kjo zyrë ka ardhur një person që pretendon se ka blerë zyrën e Luli Makashit, Ande LM, por pa vulë, pa frimë pa noteri.

Gazetari: Personi i parë që e ka patur është zhdukur, ku ka shkuar?

Qytetari 2: Personi i parë ka ikur, sot është e konfirmuar, që ka hipur në Rinas, në avion.

Gazetari: Personi që sot pretendohet se është presidenti i kësaj firme, i kërkuat një sqarim?

Qytetari 2: Është sipër në zyrë, na ka lënë takim në orën 1, hajde shiheni nga afër.

Gazetari dhe qytetarët ngjiten lart në zyrë, ndërsa të tjerë njerëz presin në ankth çfarë do të ndodhë, por ata priten tek dera dhe nuk lejohet hyrja e tyre në zyrë.

88

Ndërsa gazetari i “Stop”, ka pyetur, Klevis Rreshkën,  personin që pretendohet se është në vend të presidentes Luli Makashi

klevis rreshka

Gazetari: Në vendin e kujt jeni sot në këtë kompani?

Klevis Rreshka – Unë ligjërisht nuk jam në vendin e askujt, sepse nuk njihem. Unë kam hyrë sot në mëngjes dhe thjesht më është thënë që është situata, thjesht duhet menaxhuar pak. Ok, kam thënë. Nuk e kam pas ditur se sa e rëndë është situata dhe si është puna. Ligjërisht nuk njihem, as kontratë noteriale as në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Gazetari: Kush ishte personi që juve sot në mëngjes iu tha që duhet të menaxhoni situatën?

Klevis Rreshka – Ishte pronarja vetë, zonja Luli Makashi.

Gazetari:E cila ku shkoi?

Klevis Rreshka –Është në Kanada, më thanë që ka dalë jashtë shtetit, në Kanada.

Gazetari: Ka dalë sot? Ju vuri në dijeni që do të dilte jashtë shtetit?

Klevis Rreshka -Jo, fare absolutisht.

Zyrtarisht policia e Tiranës, bën me dije se Klevis Rreshka është arrestuar sot në mesditë, për vepren penale të “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal./tvklan.al