Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë audion e seancës së datës gjyqësore të datës 21 nëntor 2019 në gjykatën e apelit Vlorë, me paditës Lavdie Muka dhe të paditur: Ylfete Muka, Aristir Papa, Rajmonda Papa.

Në këtë datë Ylfete Muka kishte ndërruar jetë, por në material dëgjohet Aristir Papa, kur pyetet nga trupi gjykues për të ëmën e ndjerë dhe ai gënjen.

Për të marrë një mendim rreth kësaj situate, iu drejtuam jemi drejtuar zyrës së avokates Eda Grimci.

Zonja Grimci shpjegon faktin, se mashtrimi përpara trupit gjykues, është një vepër penale.

Nëse gjykata do ishte lajmëruar, se njëri nga të paditurit kishte ndërruar jetë, do të pezullohej çështja.

Në këto kushte vendimi i gjykatës së apelit anulohet dhe rikthehet në pikën e nisjes.

Në seancë

Gjykata e apelit Vlorë:Atëherë, hetohen shkaqet e mosparaqitjes së palëve në gjyq. Rezulton, se kanë dijeni rregullisht nëpërmjet njoftimit me shpallje dhe nuk janë paraqitur pa shkaqe të arsyeshme. Një pyetje t’ju bëjë gjykata: E paditura Ylfete Muka, jeton?

Aristir Papa: Jeton.

Gjykata e apelit Vlorë: Po! Faleminderit! /tvklan.al